RCCOLA

Diskutohet mbi kapacitetet operacionale të Policisë sē Kosovës në Rajonin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Misioni i OSBE-së në Kosovë organizoi të martën një tryezë të Rrumbullakët me temën: “Kapacitetet operacionale të Policisë sē Kosovës në Rajonin e Gjilanit” me përfaqësues nga Komanda Rajonale e Gjilanit, komandant të stacioneve policore të rajonit të Gjilanit, kryetar të Komunave tē Anamoravës, si dhe përfaqësues të Këshillave lokale të sigurisë, ICITA- p.

Pjesëmarrësit, diskutuan detyrimet e tyre kur merren me krijimin e një ambienti të qet dhe prosperues për të gjithë qytetarët e rajonit, u identifikuan faktor të ndryshëm që kërkojnë angazhim dhe perkushtim të të gjithë akterve të sigurisë.

Eco Higjiena

Në këtë seminar nga kryetar komunash si dhe përfaqësues të KLSP- ve, është lavdëruar në prezantim veçanërisht rolit i Policisë së Kosovës, “Policia në Komunitet”, duke përfshirë detyrimet pozitive dhe kuadrin ligjor aktual me fokus në zbatimin dhe praktikat më të mira të sigurisë.

Nën kolonel Shaban Azizi nga Policia e Kosovës tha se do të vazhdoj që të jenë për krah të gjithë partnerëve që kanë qëllim avancimin, ruajtjen e rendit dhe ligjit dhe ambient të qet dhe prosperues për të gjithë qytetaret e Rajonit./rajonipress/