RCCOLA

Diskutohen trajtimet e rasteve të krimeve seksuale si dhe dhunën me bazë gjinore

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Zyrtarë të Policisë së Kosovës nga rajoni i Gjilanit morën pjesë të hënën në punëtorinë e organizuar nga OSBE për të diskutuar detyrimet pozitive të gjyqtarëve, prokurorëve, policisë, avokatëve, zyrtarëve për mbrojtjen e viktimave, përfaqësuesve të Qendrës për Mirëqenie Sociale dhe Strehimit të Grave, kur merren me rastet e “dhunës seksuale”, si dhe praktikat më të mira në sigurimin e rehabilitimit dhe mbështetjes për viktimat e dhunës seksuale.

Për më tepër, përmes një diskutimi të hapur, pjesëmarrësit diskutuan se si të trajtojnë siç duhet rastet e krimeve seksuale si dhe dhunën me bazë gjinore, të mbrojnë të drejtat e viktimave dhe të mbajnë parimet e dinjitetit dhe të respektit.

UBT

Diskutimet ishin mjaft përmbajtësore dhe të gjithë pjesëmarrësit si faktor relevant të sigurisë u zotuan të rrisin bashkëpunimin dhe rastet e tilla t`i trajtojnë me prioritet./rajonipress/