Diskriminohet Kamenica, reagon Fatmir Matoshi
Kamenicë – Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Qeveria, me rishikimin e Buxhetit të vitit 2016, në mënyrën më të keqe e Diskriminuan Kamenicën dhe qytetarët e saj.
Fatmir Matoshi është revoltuar derisa ka lexuar buxhetin e rishikuar.”Mos qofsha në lëkurën e asnjë votuesi që ka dhënë votë për këta deputetë dhe për këtë qeveri. Ju ftoj ta lexoni me vëmendje. Sa të paarritshme janë mini komunat e Kosovës për Kamenicën, sa serioze i kishte pasur vizitat dhe premtimet kryeministri. Sa e rëndësishme është të votosh kandidatët e komunës tënde, dhe sa e kotë është të votosh kandidatët e rajoneve e komunave tjera të cilat padyshim paskan çka lexojnë në këtë buxhet dhe çka presin prej tij” ka shkruar i revoltuar Fatmir Matoshi nënkryetar i Komunës së Kamenicës./rajonipress/.


