RCCOLA

Disa ushqime janë më të mira për trurin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Truri juaj është organi më i rëndësishëm në trupin tuaj. Është organi kryesor organizues, që interpreton sinjalet të cilat vijnë nga i tërë trupi.

Në qoftë se truri nuk funksionon në nivelin optimal, ju do të bëheni i ngadaltë dhe i përgjumur. Qelizat e trurit tuaj kanë nevojë për energji dy herë më shume se sa i gjithë trupi juaj. Duke folur në përgjithësi burimi më i mirë i trurit janë karbohidratet. Duke i ofruar trurit tuaj ushqimet e duhura, ai mund të bëjë ndryshime nga të rënduarit dhe të funksionojë sa më mirë.

Boronicat:

Boronicat janë me siguri më të njohurat nga ushqimet, të cilat rrisin funksionimin e trupit. Pas disa studimeve që u janë bërë boronicave për sa i përket trurit kanë arritur në përfundimin se ato zvogëlojnë mundësinë e rrezikut për zhvillim dhe efektet janë shume pozitive në trurin e njeriut.

Drithërat

Kjo mund të duket sikurse s’ka të bëjë asgjë si ushqim i mirë për trurin tuaj apo që mund të ketë efekte të mira në funksionimin e trurit, mirëpo ndihmon shumë në qarkullimin e gjakut, që është i rëndësishëm për trurin.

Vaj peshku

Njëra nga vitaminat më të përmendura dhe më të shpeshta për të rritur funksionimin e trurit është omega 3. Qelizat në membranën e trurit tuaj janë pjesërisht të krijuara nga ky lloj acidi dhe këto membrana janë të domosdoshme për sinjalet.

Mobi Casa

Domatet

Domatet ndihmojnë në parandalimin e problemeve nervore. Domatet përmbajnë një antioxidant, të cilat ndihmojnë që truri të mbrohet nga ndonjë dëmtim radikal

Arrat, Lajthite

Përveç se prodhojnë yndyre të nevojshme, arrat dhe lajthite përmbajnë vitaminën E, e cila rezulton si lidhje për përmirësimin e kujtesës.

Kafeina

Arsyeja kur ju zgjoheni në mëngjes dhe përdorni kafen është sepse kafeina përmirëson në mënyrë marramendëse përqendrimin tuaj. Por problem për përdorimin e kafes është se efekti nuk qëndron shumë gjatë në trupin tuaj.

Avokadot

Ndihmojnë trurin tuaj pothuajse në mënyrë të njëjtë si të gjitha farat, të cilat duke zvogëluar kolesterolin mundësojnë rritjen e qarkullimit të gjakut.o.k/noa