Fundamenti

Disa të rinj përfshihen në grindje e fjalosje, prishin rendin e qetësin publike

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Policia është njoftuar se në afërsi të shkollës “Selami Hallaqi” në Gjilan, ka ndodhur prishje e rendit dhe qetësisë publike mes disa të rinjve si shkak i grindjeve dhe fjalosjeve mes tyre.

Ndaj të involvuarve është paraqitur kërkesa për kundërvajtje gjykatës kompetente. Në mesin e të përfshirëve ka qenë edhe i dyshuari D.A. i cili sipas dëshmitarëve okular dyshohet të këtë patur me vete edhe një revole njoftoj policia e Gjilanit.

I njëjti largohet nga vendi i incidentit, por pas hetimeve të zhvilluara nga policia, arrihet identifikimi i të dyshuarit, shoqërimi në stacion policor dhe pas procesit të intervistimit i dyshuari e tregon edhe lokacionin e fshehjes së armës.

ARKATANA

Revolja është e tipit“Crvena Zastava” e kalibrit 7.65 mm modeli 70” dhe në momentin e zbulimit dhe konfiskimit është gjetur pa fishekë (plumba).

Lidhur me rastin në fjalë është njoftuar prokurori i krimeve të renda i cili urdhëron që rasti të kualifikohet “Armëmbajtje pa leje” dhe të procedohet me procedurë të rregullt./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.