UBT

Disa rregulla për një mëngjes të shëndetshëm

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Për të nisur ditën mbarë është e nevojshme që të ndiqet një mëngjes i mirë dhe i shëndetshëm çdo ditë, ndaj duhen mbajtur parasysh disa rregulla.Plotësi – Një mëngjes i mirë duhet të përfshijë qumësht apo derivate të tij, bukë, biskota, briosh, lëng frutash etj. Vetëm nëse i jepni gjithë sa i duhet organizmit do arrini të keni një shëndet të plotë.

Shumëllojshmëri – Vaktet e tjera të ditës, dreka dhe darka janë karakterizohen nga shumëllojshmëri elementesh ushqimorë, ndërsa mëngjesi është zakonisht më i varfër. Dietologët theksojnë se ky vakt është ndër më kryesorët ndaj duhet të jetë i larmishëm.

Mobi Casa

Ekuilibër – Sipas ekspertëve një mëngjes i mirë duhet të përmbajë 12-20% të kalorive që merren gjatë gjithë ditës. Mbajeni parasysh këtë fakt, në mënyrë që të programoni vaktet e tjera.

Kënaqësi – Në qendër të ushqyerjes pas mënyrës së shëndetshme, vjen shija. Ndaj tregohuni të kujdesshëm që ta nisni mëngjesin me sa më shumë shije.