Disa rregulla për një dietë të balancuar

Sa më shumë lëvizje- duhet të digjen të paktën 300 kalori në ditë përmes lëvizjes. Palestër, pishinë,ecje ose shëtitje me hap të shpejtë për një orë. Kujtoni faktin se duke ngrënë çdo ditë duhet edhe të lëvizni çdo ditë.
Respektoni vaktet- një copëz buke, një biskotë, ulli apo një frut më shumë në fund të ditës shtojnë 600-700 kalori duke e ndryshuar tërësisht djetën që mund të jeni duke ndjekur.
Peshojini gjithmonë ushqimet para përdorimit- zgjedhja me sy e masës do të thotë të mos mbash dietë, pasi as kuzhinieri më ekspert nuk mund ta dijë sa janë 100 gram djathë apo 70 gram makarona.
Janë të ndaluara- birra, vera, dhe pijet e tjera të ëmbla.
Në rast urie- pini një gotë çaj, hani një perim të pa zier ose hani frutën e preferuar. Shpesh herë mund të përtypni çamçakëz apo të pini një kafe të ëmbël./Ciro Vestita, dietolog italian./gazeta shendeti/