RCCOLA

Disa pyetje rreth nëpërkëmbjes dhe injorimit nga ana e hartuesve të Monografisë së Gjilanit

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Demir Krasniqi- Kush ishte këngëtari i parë nga Anamorava, Gollaku e Karadaku, që e solli Skënderbeun përmes këngës, diskut, nëpër çdo shtëpi shqiptare gjithandej kah ka shqiptarë në globin tokësor, këngë kjo, që për atë kohë ishte bërë Himn dhe Kushtrim gjithë popullor ?

Personazhi i parë : Selman Vokshi

Kush ishte çelësi dhe pentagrami i parë i muzikës , nga Anamorava ?
Kush ishte pedagogu i parë i muzikës , nga Anamorava ?
Kush ishte dirigjenti i parë i koreve dhe orkestrinave , nga Anamorava ?
Kush ishte klarinetisti dhe krijuesi i parë muzikor nga Anamorava ?
Kush ishte bashkëthemeluesi dhe redaktori i parë muzikor i Radio Gjilanit?
Kush ishte bashkëthemeluesi dhe pedagogu i parë i Shkollës së Ulët të Muzikës në Gjilan?
Cili ishte opusi krijues i veprave të Selman Vokshit ?

Personazhi i dytë : Demir Krasniqi

Kush ishte këngëtari i parë i Radio Prishtinës, nga Anamorava, Karadaku e Gollaku?

Kush ishte kompozitori dhe kantautori i parë në Festivalin “Akordet e Kosovës”, nga Anamorava, Gollaku e Karadaku ?

Kush ishte këngëtari i parë që incizoi disqe gramafoni , nga Anamorava, Gollaku e Karadaku?

Kush ishte këngëtari i parë nga Anamorava, Gollaku e Karadaku, që e solli Skënderbeun përmes këngës, diskut, nëpër çdo shtëpi shqiptare gjithandej kah ka shqiptarë në globin tokësor, këngë kjo, që për atë kohë ishte bërë Himn dhe Kushtrim gjithë popullor ?

Kush ishte këngëtari që i thuri, kompozoi dhe i këndoi më së shumti këngë Gjilanit, trimave dhe luftëtarëve të historisë së Anamoravës, Gollakut dhe Karadakut, nga të gjitha etapat kohore të historisë së kombit shqiptarë?

Kush ishte krijuesi, kompozitori dhe interpretuesi i Këngës së Parë, kushtuar UÇK-së në Kosovë, nga Anamorava, Gollaku e Karadaku?

Uji Dea

Kush ishte këngëtari, krijuesi dhe kompozitori nga Anamorava, Gollaku e Karadaku, që incizoi me qindra albume muzikore në disqe gramafoni, audio kaseta, CD dhe VD nga Anamorava, Gollaku e Karadaku ?

Cili krijues, kompozitor , interpretues , pedagog muzikor dhe publicist nga Anamorava, Gollaku e Karadaku , ka të krijuara dhe publikuara mbi 30 vepra muzikore?

Cili këngëtar nga Anamorava, Gollaku e Karadaku, ka prezantuar Kosovën në disa Festivale Ndërkombëtare, me karakter evropian dhe ballkanik ?
Cili këngëtar nga Anamorava, Gollaku e Karadaku, ka prezantuar për herë të parë Bashkësinë Islame të Kosovës, në Manifestimin Mbarëkombëtarë të Këngëve Fetare në Shkodër, më 1996?

Cili këngëtar, kompozitor dhe kantautor nga Anamorava, Gollaku dhe Karadaku, ka prezantuar Kosovën në Festivalin “Zëri i Alfabetit” në Manastir të Maqedonisë dhe në 100 vjetorin e Kongresit të Alfabetit në Manastir?

Cili këngëtar, krijues dhe publicist muzikor nga Anamorava, Gollaku e Karadaku, ia ka organizuar Koncertin Përkujtimor me rastin e 1- vjetorit të vdekjes, Qamilit të Vogël, në Gjilan më 1992 dhe në Përlepnicë, më 1993?

Cili krijues, publicist, këngëtar dhe etnolog nga Anamorava, Gollaku e Karadaku, ia ka mbledhur, studiuar, publikuar dhe promovuar veprat post mortum Qamilit të Vogël , në Gjakovë dhe në RTK?

Cili këngëtar, kompozitor, krijues dhe publicist nga Anamorava, Gollaku e Karadaku , ia ka kompozuar Himnin Manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” që mbahet në Gjilan?

Cili këngëtar, kompozitor dhe kantautor nga Anamorava, Gollaku e Karadaku, ka hy në Muzeun e Shtëpisë së Bardhë me këngën e tij, kushtuar Presidentit të SHBA-së, Bill Klinton dhe aleatëve të NATO-së që intervenuan në Kosovë, më 1999?

E shumë e shumë të tjera, që nuk mund as të numërohen !