Disa pyetje për Tugjecin

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –
Nëpër orë t’ hershme t’ mëngjesit –
Bylbylat i këndojnë Tugjecit !
Bylbylat në vend nuk ngecin –
Për shumëçka e pyesin Tugjecin !
O Tugjec, fshat i Gollakut –
Ku i ke burrat e konakut ?!
O Tugjec, vend i qershive –
Ku e ke Kullën e Ushtrive ?!
O Tugjec , fshat i kodrinës –
Ku e ke Hanin e Hamit Sijarinës ?!
O Tugjec , çerdhja e pëllumbit –
Ku e ke Hanin e Arif Kosumit ?!
O Tugjec , fshat i krenarisë –
Ku e ke ushtrinë e Shqipërisë ?!
Ku e ke ushtrinë, ku e ke Hanin ,
Ku e ke Shefqet Kapetanin ?!
Shefqet Kapetanin – Shefqet Bylykbashin ,
Oficer shqiptarë – kapedan yzbashin ?!
Ca bylbyla po e dridhin plepin –
O Tugjec , ku e ke mejtepin ?!
Ca bylbyla po e dridhin shpatin –
O Tugjec , ku e ke xhematin ?!
O Tugjec , qendër e fshatarit –
Ku e ke dyqanin e farkëtarit ?!
Po këndojnë bylbylat n’ katunde për punën –
O Tugjec, ku i ke ti , zyrat dhe Komunën ?!
Po këndojnë bylbylat në fusha dhe male –
O Tugjec , ku e ke ti , Bashkësinë Lokale ?!
Po këndojnë bylbylat , këngët sipas rendit –
O Tugjec, ku e ke ti , atë Zyrën e Vendit ?!
Po këndojnë bylbylat në fshatrat malore –
O Tugjec , ku i ke ti , ndërtesat shkollore ?!
Po këndojnë bylbylat n’ troje te fshatarët –
O Tugjec , ku i ke ti , nxënësit , arsimtarët ?!…
Po këndojnë bylbylat nëpër degë të mollës –
O Tugjec, ku i ke ti , banesat e shkollës ?!
Po këndojnë bylbylat në degë përmbi plepa –
O Tugjec , ku t’ mbeti ty , biblioteka ?!
Po këndojnë bylbylat n’ fshatrat kodrinore –
O Tugjec , ku t’ mbeten ato tri shitore ?!
Po këndojnë bylbylat nëpër degë të plepit –
O Tugjec , ku t’ mbeti Shtëpia e Shëndetit ?!
Gjilan , më 28.09.2019.
Demir Krasniqi