FIDANISHTJA

Disa nga ushqimet që do t’ju ndihmojnë ta lini duhanin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vështirësia më e madhe për të gjithë duhanpirësit është të heqin dorë përfundimisht nga duhani dhe kjo ndodh për shumë arsye.

Ka disa që e kanë më lehtë të heqin dorë menjëherë dhe disa të tjerë që mund ta provojnë për ta lënë gradualisht.

Për këto individë duhet të ketë edhe një ndihmë të shtuar përveç vullnetit të tij, si këshilla me një psikolog si dhe zgjedhja e ushqimeve të duhura për konsum.

Një studim i botuar në revistën “Nicotine and Tobaço Research” zbuloi mes 1.000 duhanpirësve, se ata që hanin më shumë fruta dhe perime, kishin tri herë më shumë gjasa ta linin duhanin për të paktën 30 ditë, në krahasim me ata që hanin sasi më të vogla. Ndaj ushqimet që do ju ndihmojnë të hiqni dorë lehtësisht prej tij janë:

Patëllxhani

Një nga ushqimet e përditshme që përmban nikotinë dhe që gjendet shpesh në gatimet vegjetariane është patëllxhani. Kjo perime është në fakt një bimë e madhe dhe ka 100 mikrogramë nikotinë befasuese për çdo gram.

Patatet

Patatet mund të përmbajnë rreth 15 mikrogramë nikotinë. Patatet e gjelbra përmbajnë një përqendrim më të lartë të nikotinës, por duke qenë se nuk janë të pjekura, nuk janë më të mirat për konsumim.

UBT

Lulelakra

Lulelakra nuk është shpesh në listën e llojeve të preferuara të perimeve, por në fakt përmban edhe sasi të ulëta të nikotinës, rreth 16.8 mikrogramë nikotinë.

Specat e gjelbër

Specat e gjelbër janë shpesh pjesë përbërëse e vakteve të ndryshme dhe shkojnë mirë me makaronat, ushqimet pikante dhe sallatat. Edhe pse është vetëm një sasi e vogël, një spec i gjelbër mund të përmbajë midis 7.7 dhe 9.2 mikrogramë nikotinë.

Domatet

Domatet e papjekura zakonisht përmbajnë një përqendrim më të lartë të nikotinës, por ndërsa piqen përqendrimi tenton të bjerë. Një domate me madhësi mesatare përmban afërsisht 7.1 mikrogramë nikotinë.

Çaji

Çaji është një nga pijet e nxehta më të njohura në botë dhe mund të ndihmojë në frenimin e dëshirave tuaja për nikotinë. Megjithatë, vetëm disa çaje të zier mund të përmbajnë nikotinë. Zakonisht, përqendrimi i nikotinës në çaj varion nga 100 deri në 285 mikrogramë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.