United Hospital

Disa nga sekretet e frutave të kuqe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Luleshtrydhet, qershitë, mjedrat, boronicat, rrushi pa fara dhe manaferrat janë të pasur me antioksidantë, të cilët vonojnë dëmtimin qelizor nga radikalet e lira të prodhuara natyrshëm nga trupi ynë.

Ekspozimi në diell, ndotja mjedisore, faktorët gjenetikë janë faktorët që dëmtojnë qelizat tona. Frutat e kuqe janë të pasura me polifenole, një grup përbërësish kimikë që ndihmojnë bimët t’i rezistojnë ndikimit mjedisor nga natyra, por që mund të sjellin përfitime edhe për lëkurën tonë.

Vitamina A, nxit rigjenerimin e qelizave, ndërsa vitamina E ndihmon në mbajtjen elastike dhe të hidratuar të shtresave më të thella të lëkurës. Së fundmi, vitamina C jep një pamje më të ndritshme dhe pa njolla të fytyrës. Por kjo nuk është e gjitha: aroma e shijshme dhe e ëmbël e frutave të kuqe mund të prodhojë një efekt qetësues në mendje dhe trup, duke ndihmuar në uljen e stresit dhe nxitjen e relaksit.

Një maskë për fytyrën nga frutat e kuqe thith sebumin e tepërt në dhjetë minuta. E përgatitur me kompleksin e vitaminave të manaferrës, këto kremra e lënë lëkurën të shëndetshme dhe të hidratuar. Një pastrues eksfolues i fytyrës që eliminon papastërtitë dhe zvogëlon poret e zmadhuara për lëkurë të lëmuar, të butë dhe tepër të shndritshme.

UBT

Produktet me ekstraktin e farës së luleshtrydhes nxisin shkëlqimin dhe një pamje të shëndetshme e të tonifikuar të lëkurës.

Një zbutës për buzët përdoret për hidratim maksimal. Ndërsa flini, antioksidantë të fuqishëm ushqejnë dhe rigjenerojnë buzët e thata.

Një qiri me aromën e frutave të kuqe është një ftesë për gjendje relaksi. Qershia, mjedra dhe rrushi i kuq janë fantastike për të zgjuar me delikatesë shqisat e rehatisë dhe qetësisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.