KKVITI

Disa nga përfitimet e organizmit nga shega

/ 2 minuta lexim
HW

Shega, ky frut me prejardhje nga Lindja e Mesme konsiderohet sot si një super-ushqim dhe jo më kot. Konsumimi i lëngut të shegës ndihmon organizmin tonë në një mori aspektesh. Disa njerëz mund ti gjejnë pak të lodhshme farat e vogla të këtij fruti por të jeni të sigurtë ja vlen mundimi..

Disa nga përfitimet e organizmit nga shega

Antioksiduese

Shega është një burim i shkëlqyer antioksidantësh. Lëngu i shegës merr ngjyrën e kuqe nga polifenolet të njohur si antioksidantë të fuqishëm.

E pasur me vitamina

Lëngu i një shege të vetme ka më shumë se 40% të sasisë të nevojshme ditore të Vitaminës C. Gjithashtu është një burim shumë i mirë i vitaminës A, E dhe mineraleve të ndryshme (kalcium, kalium, hekur, acid folik, niacin, tiamin, folat, riboflavinë)

Mbështetëse e sistemit imunitar

Mobi Casa

Veprimi antiviral së bashku me “koktejin” multivitaminik që përmban (sidomos vitamina C) e bën shegën mjaft efektive në stinën e virozave dhe gripit duke i dhënë një ndihmë të madhe sistemit imunitar.

Antiinflamatore

Për shkak të përqendrimit të lartë të antioksidantëve ky lëng ka veti anti-inflamatore të fuqishme. Duke reduktuar inflamacionin në të gjithë trupin parandalohet stresi oksidativ dhe dëmtimi.

Duke ndihmuar në zvogëlimin e inflamacionit lëngu i shegës ndihmon drejtpërdrejtë në artrit. Përveç kontributit në osteoartrit dhe në mbrotjen e kartilagjeve nga dëmtimi po bëhen studime dhe mbi efektet e mundshme në osteoporozë dhe në lloje të ndryshme inflamacioni të artikulacioneve.

Ndihmuese e sistemit kardiovaskular

Një veprim tjetër mjaft i rëndësishëm i shegës është mbrojtja e arterieve dhe e zemrës. Studimet kanë treguar që ky lëng ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe me shumë gjasa ndihmon dhe në parandalimin e akumulimit të kolesterolit në arterie.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.