Fundamenti

Disa kryetarë komunash po fshihen pas statuseve të “Facebook”-ut

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Bërja modë e këtij lloj komunikimi, që mban në distancë kryetarin e komunës nga qytetari, ndërlidhet me faktin se shumica e tyre nuk kanë arritur të ndryshojnë aspak për të mirë jetën e qytetarëve. Përveç “Facebook”-ut, kryetarët e komunave pjesën dërmuese të kohës po e kalojnë edhe në vizita jashtë vendit me strukturat partiake për probleme që nuk kanë të bëjnë fare me jetën e qytetarëve të komunave që udhëheqin, duke vrapuar poshtë e lart, madje edhe duke mos jetuar fare në komunat ku ua kanë kërkuar votën qytetarëve. Analistët politikë theksojnë se të tillët duhet të tërhiqen nga politika dhe të mos provojnë të kandidojnë përsëri.

QEVERISJA KOMUNALE PA REZULTATE KONKRETE, E HUMBUR NË RRJETET SOCIALE

Të pafuqishëm për të përmbushur premtimet, liderët qendrorë dhe lokalë i shmangen ballafaqimit me publikun, duke u fshehur pas disa statuseve në rrjetet sociale. Në këtë mandat qeverisës nuk janë vetëm zyrtarët e lartë të pushtetit qendror ata që e kanë bërë “Facebook”-un mjet themelor të komunikimit me qytetarin, por një praktikë të tillë aspak transparente e kanë përvetësuar me të madhe edhe kryetarët e tanishëm të komunave,shkruan gazeta Kosova Sot.

Bërja modë e këtij lloj komunikimi, që mban në distancë kryetarin e komunës nga qytetari, ndërlidhet me faktin se shumica e tyre nuk kanë arritur të ndryshojnë aspak për të mirë jetën e qytetarëve. Përveç “Facebook”-ut, kryetarët e komunave pjesën dërmuese të kohës po e kalojnë edhe në vizita jashtë vendit me strukturat partiake për probleme që nuk kanë të bëjnë fare me jetën e qytetarëve të komunave që udhëheqin, duke vrapuar poshtë e lart, madje edhe duke mos jetuar fare në komunat ku ua kanë kërkuar votën qytetarëve. Analistët politikë theksojnë se të tillët duhet të tërhiqen nga politika dhe të mos provojnë të kandidojnë përsëri.

ARKATANA

Injorimi i qytetarëve

Sipas analistit politik Nexhmedin Spahiut, kjo formë e injorimit të qytetarit nga shumica e kryetarëve të komunave, komunikimi jotransparent dhe jeta larg atyre që i kanë votuar, vjen si pasojë që ekziston një zbrazëtirë e madhe ligjore në përcaktimin e kritereve për kandidim, e ku për kryetar komune mund të kandidohet edhe dikush që kurrë nuk ka jetuar as nuk jeton në atë rreth qytetarësh. “Madje, nëse një kryetar komune dëshmohet se ka ndërruar vendbanimin jashtë komunës përkatëse gjatë mandatit, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të ishte dashur t’ia nisë edhe procedurën e shkarkimit”, tha Spahiu për “Kosova Sot”. Këtë fenomen të shpërfilljes së votës qytetare nga shumë kryetarë komunash, e sheh si joserioz edhe analisti politik Florim Zeqa. “Shpërfillja e votës së qytetarëve nga kryetarët e komunave është e gjerë dhe e shumëllojshme. Padyshim se njëra nga metodat më perfide është edhe ajo e përdorimit të ‘Facebook’-ut gjatë orarit të punës, jo për komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, por me ‘fansat’ e tyre, respektivisht me afaristët e preferuar të tyre, duke vrapuar nga njëri restorant luksoz në tjetrin, për të biseduar lirshëm dhe të papenguar nga trokitjet në derë apo cingërimat e telefonit zyrtar në vendin e tyre të punës”, u shpreh ai. “Madje, në këto tre vjetët e fundit nuk më ka rënë të dëgjoj për një kryetar komune që ka organizuar një takim me qytetarë, për të dëgjuar zërin e tyre, hallet dhe problemet e shumta të përditshmërisë së tyre”, theksoi Zeqa.

Politikanët takohen me votuesin vetëm për zgjedhje

Zeqa ka pohuar se, megjithatë, shpërfillja e votës së qytetarëve nga ana e kryetarëve të komunave nuk përfundon vetëm me përdorimin e “Facebook”-ut gjatë orarit të punës, por ajo shkon edhe më larg, me mosprezencën me orë të tëra dhe ditë në vendin e punës!/kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.