Disa Kolegje Private pranojnë studentë, pa kaluar provimin e maturës

E plotesuar -Kolegjet Private në Kosovë ende kanë të hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj. Por, disa vazhdojnë të pranojnë kandidatë që nuk kanë kaluar provimin shtetëror të maturës, e që është shkelje ligjore, thonë zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe të Agjencisë së Akreditimit. Sipas tyre, në përfundim të studimeve, diplomat e atyre studentëve pa provimin e maturës, nuk do të nostrifikohen nga Ministria e Arsimit.
Disa Kolegje Private pranojnë studentë, pa kaluar provimin e maturës
Kolegjet Private në Kosovë ende mbajnë të hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj. Por, disa prej tyre vazhdojnë të pranojnë maturantë, të cilët nuk e kanë kaluar provimin shtetëror të maturës. E kjo është shkelje, thonë zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe të Agjencisë së Akreditimit. Në përfundim të studimeve, diplomat e atyre studentëve, që nuk kanë kaluar provimin e maturës, nuk do të nostrifikohen nga Ministria e Arsimit.
Po të marrësh në telefon disa nga kolegjet private e t’i pyesësh nëse mund të aplikoj për të vijuar studimet në nivelin bachelor pa kaluar provimin shtetëror të maturës, ato përgjigjen: “s’ka problem mund të regjistrohesh”. Kështu u përgjigj Kolegji “Ilira”. Ndërkaq, në një prononcim për Radio Kosoven, përfaqësuesi kolegjit “Iliria” Arbër Reçi thotë se Kolegji Iliria në bazë të vendimit të qeverisë, ligjit për Arsim të Lartë dhe udhëzimit të MASHT-it, mund të regjistroj student në nivelin 4.
“ Sipas vendimit të qeveris, kolegji Iliria ka të drejtë të ofrojë programe të nivelit 4 dhe 5, në programe që i ka të akredituara në bachelor dhe master. Kandidatët e regjistruar në nivelin 4 janë edhe ata të cilët nuk e kanë kaluar provimin e maturës konformë udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, por këta kandidat nuk mund të vazhdojnë më tutje me studimet në nivelet e tjera të edukimit formal, niveli 5, 6 apo bachelor, master pa e përfundua paraprakisht provimin e maturës”, tha Reçi.
Por, nga ana tjetër, regjistrimi në studimet bachelor pa diplomën e maturës është shkelje e ligjit dhe diplomat e tyre nuk mund të nostrifikohen nga Ministria e Arsimit, pas përfundimit të studimeve, thotë zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa. Ai tha për Radio Kosovën, se Ministria është duke mbledhur informacione të sakta nëse ka apo nuk ka kolegje që kanë pranuar maturantë pa përfunduar provimin e maturës.
“Do të vijë një moment kur ata edhe pse mund të diplomojnë në një kolegj privat, diplomat e tyre asnjëherë nuk do të nostrifikohen nga Ministria e Arsimit. Organet e hetuesisë duhet të merren me ato kolegje private, të cilat po i mashtrojnë të rinjtë, ndërsa Ministria e Arsimit në këtë drejtim nuk mban asnjë përgjegjësi, pasi me kohë i ka njoftuar të gjithë që nuk mundtë regjistrohen në asnjë institucion të arsimit të lartë pa përfunduar provimin shtetëror të maturës”, tha Mustafa.
Mustafa konfirmoi se në Ministri janë paraqitur dy studente, që kanë arritur në përfundim të studimeve e që nuk kanë arritur ta kalojnë provimin e maturës.
“Ka pasur raste. Dy vajza janë lajmëruar që kanë arritur në vitin e tretë në Kolegjin Iliria e që nga viti 2011 nuk kanë arritur ta kalojnë provimin e maturës. Për momentin ato vajza janë lajmëruar te unë dhe unë lëndët e tyre ia kam përcjell sekretarit permanent të Ministrisë së Arsimit, i cili e ka për obligim që të kërkojë nga zyra për arsim privat dhe departamenti i inspektoratit, se cila është e vërteta e këtyre rasteve, pastaj pasi të kompletohet dosja do t’i dërgohet Agjencisë së Akreditimit”, konfirmoi Mustafa.
Nga ana tjetër, kryetarja e Këshillit Kombëtar të Cilësisë në Agjencinë e Akreditimit, Ferdie Zhushi Etemi, tha për Radio Kosovën, se kjo është shkelje dhe se Ministria e Arsimit duhet të ndërmarrë masa ndaj atyre kolegjeve konform ligjeve dhe rregullave në fuqi. Ajo theksoi se në këtë rast, Agjencia e Akreditimit nuk i pranon listat e Kolegjeve, nëse kanë të regjistruar studentë pa provimin shtetëror të maturës.
————————————————————
Po të marrësh në telefon disa nga kolegjet private e t’i pyesësh nëse mund të aplikoj për të vijuar studimet në nivelin bachelor pa provimin shtetëror të maturës, ato përgjigjen: “s’ka problem, mund të regjistrohesh”. Këtë përgjigje morëm në Kolegjin “Ilira” dhe “Universumi”, që përkundër “Ilirisë”, theksoi se janë disa degë ku mund të pranohesh pa provimin e maturës. Regjistrimi në studimet bachelor pa provimin e maturës është shkelje e ligjit dhe diplomat e tyre në përfundim të studimeve, nuk mund të nostrifikohen nga Ministria e Arsimit.
Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, tha për Radio Kosovën, se Ministria po mbledhë informacione të sakta nëse ka apo nuk ka kolegje që kanë pranuar maturantë pa përfunduar provimin e maturës. “Në këtë drejtim duhet të informohen të gjithë maturantë që janë të mashtruar nga kjo ofertë”, tha Mustafa.
“Do të vijë një moment kur ata edhe pse mund të diplomojnë në një kolegj privat, diplomat e tyre asnjëherë nuk do të nostrifikohen nga Ministria e Arsimit. Organet e hetuesisë duhet të merren me ato kolegje private, të cilat po i mashtrojnë të rinjtë, ndërsa Ministria e Arsimit në këtë drejtim nuk mban asnjë përgjegjësi, pasi me kohë i ka njoftuar të gjithë që nuk mundtë regjistrohen në asnjë institucion të arsimit të lartë pa përfunduar provimin shtetëror të maturës”, tha ai.
Mustafa konfirmoi se në Ministri janë paraqitur dy studente, që kanë arritur në përfundim të studimeve por që nuk i janë nënshtruar provimit të maturës.
“Ka pasur raste. Dy vajza janë lajmëruar që kanë arritur në vitin e tretë në Kolegjin Iliria e që nga viti 2011 nuk kanë arritur ta kalojnë provimin e maturës. Për momentin ato vajza janë lajmëruar te unë dhe unë lëndët e tyre ia kam përcjell sekretarit permanent të Ministrisë së Arsimit, i cili e ka për obligim që të kërkojë nga zyra për arsim privat dhe departamenti i inspektoratit, se cila është e vërteta e këtyre rasteve, pastaj pasi të kompletohet dosja do t’i dërgohet Agjencisë së Akreditimit”, tha ai.
Nga ana tjetër, kryetarja e Këshillit Kombëtar të Cilësisë në Agjencinë e Akreditimit, Ferdie Zhushi – Etemi, tha për Radio Kosovën, se kjo është shkelje e ligjit dhe se Ministria e Arsimit duhet të ndërmarrë masa ndaj atyre kolegjeve konform ligjeve dhe rregullave në fuqi. “Në këtë rast, Agjencia e Akreditimit nuk i pranon listat e Kolegjeve, nëse kanë të regjistruar studentë pa provimin shtetëror të maturës”, tha Zhushi Etemi.(RTK)