FIDANISHTJA

Disa këshilla kundër tensionit të ulët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nëse keni problem me tensionin e ulët, dushin përfundoni gjithmonë me ujë të ftohtë. Rezultati do të ishte edhe më i mirë nëse me furçë të tharë masazhoni lëkurën në drejtim të zemrës.

Vendos jastëk nën kokë
Kur shtriheni në krevat, vendosni disa jastëqe nën kokë dhe qafë që kalimi nga pozicioni i shtrirjes në atë të qëndrimit (në këmbë) të mos jetë shumë i shpejtë. Në këtë mënyrë i shmangeni marramendjes.

Dushin përfundoni me ujë të ftohtë
Dush i alternuar me ujë të nxehtë dhe të ftohtë ndikon në forcimin e enëve të gjakut. Për shkak të ndryshimeve të shpejta të temperaturës ato shpejtë zgjërohen dhe mblidhen, ashtuqë lehtë përshtaten me ndikimet nga jashtë. Dushin gjithmonë përfundoni me ujë të ftohtë. Sipas Femina.al efekti do të jetë edhe më i mirë nëse me furçë të tharë masazhoni lëkurën në drejtim të zemrës.

Mobi Casa

Ushqehuni më pak dhe më shpesh
Presioni i gjakut është më i ulët përgjatë orës së parë pas ushqimit. Ai bie për shkak se organeve të tretjes i duhet gjak për të kryer funksionin e tyre. Ky efekt është më i dobët në qoftë se ju hani racione me më pak ushqim.

Largoni alkoolin
Alkooli ka shumë ndikime negative: nxit nxjerrjen e lëngjeve nga organizmi, pengon punën e qendrës për drejtëpeshim në tru dhe ngadalëson punën e zemrës. Përveç kësaj, ndikon negativisht në skajet nervore të vogla që janë përgjegjës për ngushtimin e enëve të gjakut, për shkak të së cilës përkeqësohen simptomet e çrregullimit të qarkullimit.

Edhe kripa lejohet
Kripa e kuzhinës lidh lëngjet në organizëm, me çka tensioni i gjakut rritet pak. Vakti i fortë i mëngjesit dhe ushqimet e kripura, si p.sh. “gullashet”, ndikojnë që të ndjeheni më mirë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.