UBT

Disa imamë të Kosovës nuk do të mund të hyjnë në SHBA

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ky hap vjen pas raportit vjetor të qeverisë amerikane që vë në pah rritjen e gjuhës urrejtëse dhe antisemite në mesin e predikuesve fetarë. Imamët Shefqet Krasniqi, Irfan Salihu dhe Enes Rama janë ata të cilëve u është përmendur emri në këtë raport.

Disa imamëve dhe drejtuesve të Bashkësisë Islame të Kosovës SHBA-ja nuk do t’u lëshojë viza për një kohë, mëson Kohavisioni.

Ky hap vjen pas raportit vjetor të qeverisë amerikane që vë në pah rritjen e gjuhës urrejtëse dhe antisemite në mesin e predikuesve fetarë.

Imamët Shefqet Krasniqi, Irfan Salihu dhe Enes Rama janë ata të cilëve u është përmendur emri në këtë raport.

Po ashtu këta imamë pritet të hyjnë në listën e zezë të presidentit të SHBA-së, Barack Obama.

Mobi Casa

Njëri nga imamët e përmendur në këtë raport, Enis Rama, pohon se deklarata e tij, e cila është marrë për bazë nga raporti i Qeverisë amerikane, është keqkuptuar. Pavarësisht pasojave që mund t’i ketë pas këtij raporti, Enis Rama beson në vlerat e demokracisë së shtetit amerikan.

Derisa imami tjetër, Shefqet Krasniqi, ka deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë i interesuar për vizë amerikane.

“Unë asnjëherë nuk kam kërkuar vizë amerikane, e as që më ka thënë kush se ta japin apo nuk ta japin vizën. Fundja, ajo nuk është fare me rëndësi për ju”, ka thënë imami Krasniqi nëpërmes një mesazhi telefonik.

Në raportin e Qeverisë amerikane për liritë fetare, përmendet edhe rizgjedhja për herë të tretë e kreut të Bashkësisë Islame, Myftiut Naim Tërnava, që sipas këtij raporti, ishte e manipuluar.