Disa hapa për të jetuar gjatë

Të gjithë njerëzit dëshirojnë të kenë një jetë të gjatë e të lumtur. Që ta arrini këtë, kjo deri diku varet edhe nga vetë ju dhe nga shprehitë tuaja jetësore. Në vazhdim do të paraqesim disa faktorë të cilët ndikojnë që ta arrini këtë qëllim.
Mos e teproni me gjumë
Ky është një faktor i cili nuk duhet nënvlerësuar aspak. Gjumi mbi 7 deri 9 orët e rekomanduara mund ta reduktoje jetën në mënyrë të dallueshme nga ata persona që zbatojnë një orar të pranuar gjumi. Studimet kanë treguar se personat që flenë më shumë se tetë orë në natë kanë një rast më të madh vdekjeje nga sëmundje të ndryshme sesa në rastet normale.
Bëhuni optimistë
Studimet e bëra zbuluan se njerëzit optimistë kanë mundësinë ta reduktojnë rrezikun e vdekjes në 50 për qind krahasuar më ata persona të cilët janë të zhytur në pesimizëm. Kështu optimistët kanë presion më të ulët të gjakut se pesimistët, të cilët nën ndikimin e mendimeve të tyre pesimiste janë më të “prekurit” nga stresi.
Bëni analizat e gjakut
Sipas një studimi të bërë është testuar se rreth gjysma e të sëmurëve me sëmundje zemre, e cila mban numrin 1 për vdekjet nga sëmundjet në botë, kanë nivel normal të kolesterolit, i cili ngre dyshime të shumta mbi rrezikun që sjell mostestimi i tij i herëpashershëm në sëmundjet e gjakut. Analizat e gjakut tregojnë nëse ruhet apo jo në normat e duhura niveli i kolesterolit.
Lini duhanin
Të thuash se pirja e duhanit i bën keq shëndetit është pak. Duhani është një nga shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve të mushkërive, kancerit, gjakut etj.. Pirja e duhanit mund të sjellë mundësinë për të pasur kancerin e prostatës. Sipas studimeve të bëra mbi pirjen e duhanit, cigaret “kanë në dore” vdekjen në moshë të hershme te shumë duhanpirës.
Qeshni sa më shumë
E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxisin stresin si adrenalina dhe kortisoli. Ato zakonisht prodhohen nga gjëndrat endokrine dhe në disa raste pengojnë qarkullimin normal të gjakut. Të qeshësh “relakson” qelizat e gjakut dhe largon urinë e herëpashershme, sepse ushqimi i shpeshtë shkakton mbipeshë dhe sëmundje të ndryshme. Kur qesh largon stresin, ndihesh më mirë, më i lumtur dhe i qetë.