ARKATANA

Disa fermerë vitias përfitojnë fidanë të Mjedrës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ne bashkëpunim me organizatën IKC ka filluar dje me shpërndarjen e fidanëve të Mjedrës, 15 fermerë të Komunës së Vitisë janë përfituese të këtyre fidaneve që cilësohen si të mjaftueshëm për mbjelljen një sipërfaqe prej 10 ari tokë për fermerë përfitues

Në shpërndarjen e fidanëve të Mjedrës ka marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili ndër tjerash tha se Institucionet Komunale të Vitisë në bashkëpunim me institucionet dhe organizatat e tjera do të shikoj të gjitha mundësitë që të ndihmojë fermerët vitias me fidane te Mjedrës pasi sipas tij, Mjedra është mjafte profitabile dhe se në komunën e Vitisë ka kushte të përshtatshme Agro klimatike dhe tokësore për zhvillimin e kësaj kulture.

Uji Dea

Ekrem Bajrami, Drejtor ekzekutiv i Organizatës IKC falënderoj përfaqësuesit e Institucioneve Komunale për bashkëpunimin e tyre rreth këtij projekti.

Ndërkaq Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi tha se Komuna e Vitisë në vazhdimësi është interesuar të ndihmoj fermerëve brenda mundësive që ka ndërkaq tha se gjatë këtij projekti ju është dhënë përparësi grave fermere pasi që shumica e përfituesve të ditës së sotme janë pikërisht femra./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.