FITORJA

Disa fakte si po e legalizojnë krimin Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ky Kryeministër dhe kjo Presidente, do të mbahen mend në historinë e Kosovës si Legalizues të Krimit. Pra, nëse krimin e bënë dikush që është pjesë e pushtetit të tyre apo që është emëruar prej tyre, do të amnistohet nga këta dy.

Të gjitha qeveritë e kaluara janë distancuar nga ndonjë vepër e pahijshme dhe askush nuk ka marrë në mbrojtje shkelësin e dyshuar. Por, në pushtetin e Kurtit dhe Osmanit është ndryshe.

Këta dy nuk turpërohen, por e mbrojnë krimin dhe atë para kamerave. Në historinë 22-23 vjeçare në Kosovën e lirë nuk ka asnjë skandal të përmasave në të cilat dyshohet se është përfshirë miku i Kurtit dhe ambsadori Martin Berishaj i emëruar nga Vjosa Osmani.

Brenda disa orëve, Kurti dhe Osmani i dolën në mbrojtje dhe e amnistuan ambasadorin.

Kanë ndodhur katër shkelje të Kushtetutës së Kosovës nga institucionet, por asnjë masë nuk është ndërmarrë kundër tyre.

Mosrespektimi i aktit më të lartë juridik të shtetit të Kosovës as që e shqetëson pseudojursiten Vjosa Osmani, e cila e ka të mbushur fjalorin me shprehje të njejta prej 10 vitesh për Kushtetutën, por kur vjen puna për ta mbrojtur shkon dhe fshehet e nuk del në publik për disa ditë.

Shkelje e rregullave të shtetit ligjor është edhe moszbatimi i vendimit të Gjykatës Themelore nga ZRrE-ja, për pezullimin e faturimit të energjisë elektrike me çmime të larta.

FIDANISHTJA

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani po e amnistojnë paligjshmërinë dhe nuk dalin në mbrojtje të interesit të qytetarëve të Republikës. Heshtja e tyre është sulm mbi shtetin ligjor.

Në këtë qeverisjen e Kurtit dhe Osmanit mund t’i japësh 42 kontrata një-burimore, pa procedura tenderuese dhe do të amnistohesh pa asnjë problem.

Nëse jeni ministre e Albin Kurtit mund ta shkelni një fëmijë në rrugë, t’ia leni fajin fëmijës e të deklaroheni se ai e përplasi makinën. Edhe vet Albini do të thotë në konferencë si të ishte ekspert komunikacioni se në asfallt nuk kishte shenja të frenimit.

Fatkeqësisht, nëse je Vetëvendosje e Kurtit, ose Guxo e Osmanit, mund të bëni çka të doni, mund ta shkelni Kushtetutën, mund të paguheni nga mafia serbe e rrymës, mund të shkelni fëmijë në rrugë, mund të shani mediat.

Në fund do të dalë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e do t’iu mbrojnë.

Faktet janë të shumta se si Kryeministri dhe Presidentja po e leglalizojnë krimin dhe paligjshmërinë në vendin tonë. Ato po shtohen çdo ditë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.