Uji Dea

Disa do të befasohen, por a e dini se mund të hani kivi me lëvore?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kemi ngrënë kivi në një deri në dy mënyra. Njëra është ta qërojmë dhe ta presim në feta dhe tjetra ta presim në gjysmë dhe ta hamë me lugë.

Tani kemi mësuar diçka që nuk do ta kishim menduar kurrë – mund të hani edhe lëkurën kafe me qime të kësaj frute të ëmbël dhe të thartë plot me antioksidantë dhe lëndë ushqyese.

Tingëllon si çmenduri, por hulumtimet e mëtejshme kanë zbuluar se lëkura e kivit përmban një numër të madh lëndësh ushqyese, veçanërisht fibra dhe vitaminë E, transmeton Telegrafi.

Nëse hani edhe lëkurën e kivit, sasia e fibrave trashet deri në 50 për qind, ndërsa sasia e vitaminës E rritet me 34 për qind.

Uji Dea

Lëkura e kivit mund të jetë e neveritshme për disa njerëz, por ju mund t’i hiqni qimet duke e fërkuar kivin me një leckë, furçë ose duke e gërryer lehtë me lugë.

Kjo i thjeshton gjërat – tani thjesht mund të marrësh një kivi dhe ta kafshosh si një mollë. Ose vendosini të gjitha në një blender.

Nëse nuk ju pëlqen tekstura, mund ta hani siç e keni ngrënë edhe deri tani.

Ky frut përmirëson nivelet e kolesterolit, ul presionin e gjakut, përmirëson përthithjen e hekurit, forcon imunitetin dhe redukton kapsllëkun./Telegrafi/