United Hospital

Disa data skadimi që duhet të dini për ushqimet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në stinën e ngrohtë të verës temperaturat e larta ndikojnë edhe në cilësinë e ushqimeve.Të gjithë ne kur blejmë një produkt në dyqan shikojmë datën e skadimit, por disa ushqime që përdoren më shpesh nuk kanë datë skadimi. Prandaj po iu japim një listë me ushqimet që duhet t’u dimë se kur skadojnë.

Në ndihmë na vjen revista “Time”, e cila ka publikuar ushqimet që nuk kanë një etiketë skadimi, por që duhen konsumuar brenda një kohe të caktuar:

Makaronat duhen konsumuar brenda 12 muajsh.

Një vit nga data e prodhimit skadon çokollata.

Majoneza e pahapur nuk prishet asnjëherë. Ndërsa ajo e hapur mund të konsumohet 2-3 muaj, pastaj nuk është i sigurt për t’u përdorur.

Birra e pahapur skadon pas 4 muajsh

ARKATANA

Soda dietike dhe pijet e tjera në shishe plastike të pahapura konsumohen vetën 3 muaj e parë nga data e prodhimit, ndërkohë të hapurat dihet që u ikën shija.

Po ashtu mjalti është produkti ushqimor që nuk prishet kurrë.

Perimet e ngrira të cilat janë të paketuara, të mbyllura konsumohen për 18-24 muaj, ato të hapurat vetëm një muaj.

Vaji i ullirit përdoret 2 vjet nga dita e prodhimit, pas kësaj date mund të ndryshojë ngjyra ose shija, por është i sigurt për përdorim.

Ketchup i pahapur: 1 vit (pas kësaj periudhe i zbehet ngjyra, por produkti është i sigurt për t’u përdorur), shkruan Shekulli. Ndërkohë, të hapura: 4-6 muaj (pas kësaj periudhe i ndryshon ngjyra dhe shija, por produkti është i sigurt për t’u përdorur)

Mustarda: 2 vjet (pas kësaj periudhe mund të ndryshojë shija dhe ngjyra, por është i sigurt për tu përdorur)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.