Mobi Casa

Disa arsye pse kafja është e mirë për shëndetin

/ 3 minuta lexim

Sipas një studimi të bërë nga shoqata “National Coffe” SHBA, më shumë se 60 % e amerikanëve pinë një ose më shumë kafe gjatë ditës. Të pish deri në 5 filxhanë kafe në ditë, mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme duke reduktuar rrezikun për t’u prekur nga sëmundja e diabetit dhe e zemrës.

Disa nga rezultatet e publikuara të hulumtimit do t’ju japin arsye mjaft të mira se pse duhet të shijoni një gotë të dytë apo të tretë kafe, gjithashtu mund të mësoni gjëra të reja mbi ritualin e dashur të çdo mëngjesi.

Kafja mund të ndihmojë në parandalimin e sklerozës të shumëfishtë

Në një studim të ri të paraqitur në takimin vjetor të Akademisë Amerikane të Neurologjisë, hulumtuesit kanë konstatuar se pirja e kafes mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për të pësuar një sklerozë të shumëfishtë. Sipas një studimi të realizuar nga shkolla “John Hopkins”, njerëzit që pinë 4 ose më shumë kafe në ditë kanë më pak shanse të preken nga kjo sëmundje.

Kafeina e ndodhur brenda kafes ndihmon në parandalimin e sëmundjes së parkinsonit, pasi rrit funksionimin e qelizave të imunitetit në tru.

Kafja ul rrezikun e prekjes nga kanceri i lëkurës

UBT

Hulumtimet e zbardhura në janar 2015 tregojnë se njerëzit që konsumojnë 3-4 filxhanë kafe në ditë, kanë 20% më pak rrezik të preken nga melanoma, formë vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës.

Autorët e studimit i cili u botua në internet, në gazetën e Institutit Kombëtar të Kancerit, shkruajnë se kafja mund të parandalojë rritjen e kancerit pasi mbron ADN-në nga dëmtimi.

Parandalimi i ekspozimit të tepërt ndaj rrezeve ultravjollcë, dhe shmangia e ekspozimit drejtpërdrejt ndaj diellit është mënyra më e mirë për të ndaluar zhvillimin e kancerit të lëkurës. Të pini kafe të ftohtë ndërkohë që jeni duke marrë rreze dielli, ju mbron nga kanceri i lëkurës.

Të pish kafe ul rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit.

Ashtu si pjesa më e madhe e studimeve të mëparshme, edhe ky studim konfirmon se konsumimi i kafes ul rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit. Hulumtuesit suedezë kanë shkruar një studim ku del se gratë të cilat pinin 4-5 filxhanë kafe në ditë, kishin më pak mundësi të prekeshin nga kanceri i gjirit krahasuar me ato gra të cilat nuk konsumojnë kafe./gazetashendeti/