Disa arsye pse duhet konsumuar çokollata në verë

Mund të konsiderohet disi mizore të flasësh për çokollatën në këtë periudhë të vitit.Kur të gjithë e kanë mendjen tek dieta dhe palestra për të pasur një trup sa më në formë, duke qenë se vera dhe plazhi po afrojnë, por të mirat që sjell çokollata janë me të vërtetë të dëshiruara nga një pjesë e madhe e njerëzve.
Më poshtë po ju rendisim 6 arsye se përse duhet të konsumoni çokollatën gjatë stinës së nxehtë.
Ka efekt të antioksidantë në organizëm, stabilizon nivelin e sheqerit në gjak dhe ngadalëson absorbimin e përmbajtjes së kafeinës natyrale. Parandalon sëmundjet kardiovaskulare.
Zgjat jetën. Një studim i bërë nga disa shkencëtarë në Harvard ka treguar se ata që konsumojnë çokollatë deri në tre herë në muaj, jetojnë një vit më gjatë në krahasim me ata që nuk e konsumojnë, apo me ata që abuzojnë.
Nëse e konsumoni nën kontrollin e një mjeku, mund të arrini të humbisni peshë si dhe të luftoni obezitetin. Është një prej ushqimeve aleate për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2.
Ju bën të lumtur falë serotoninës. Çokollata shkakton në organizëm një veprim antidepresiv dhe emocionues. Përveç kësaj ju krijon të njëjtën ndjesi që keni kur bini në dashuri apo kur ndiheni të lumtur.
Nuk shkakton puçrra. Të gjithë ata që mendojnë se çokollata krijon puçrra, e kanë gabim. Problemi nuk qëndron te çokollata por tek sasia e asaj që ju konsumoni.
Është një produkt shumë i fuqishëm anti-karies, kur bëhet fjalë për çokollatë fondente. (Ikub)