ARKATANA

Diplomon gjenerata e parë në Universitetin Internacional të Novi Pazarit, dega në Preshevë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në Universitetin Internacional të Novi Pazarit, Dega në Preshevë, 9 kandidatë mbrojtën temën e diplomës në fakultetin Juridik.

Disa nga të diplomuarit kishin mbaruar studimet në Universitetet e rajonit me 180 kredi, ndërsa disa të tjerë me të hapur dega e këtij universiteti, kishin bërë transfer ku tani ata morën titullin juristë të diplomuar, me 240 kredi. Përpos kësaj ata tani nuk do të ballafaqohen me problematikën e nostrifikimi, nuk do të kenë brengë se a do të mund ta nostrifikojnë.

Mobi Casa

Fatbardha Nuhiu asistente në UINP dega në Preshevë, thekson se sot është një ditë e madhe, jo vetëm për të diplomuarit, por për gjithë Luginën e Preshevës, pasi që iu shtuan edhe 9 juristë profesionalë. Kjo ditë do të mbetet pjesë e historisë së Preshevës, ku për herë të parë po mbrohen tema të diplomës të arsimimit të lartë. Kjo gjë është dashur të ndodh qysh më herët e jo në shekullin XXI. Jam optimiste se kjo vatër e arsimimit të lartë do të mbijetojë gjatë, duke i dhënë mundësin, që gjenerata të tjera të edukohen dhe arsimohen në vendin e tyre.

Mentor Zejnullahu, Jurist i posa-diplomuar për RTV “Presheva”, deklaroi: “Unë kam mbaruar studimet në Universitetin e Tetovës, me 180 kredi, ku nuk kam mundur ta nostrifikoj në Serbi për arsye se nuk ka ligj për të nostrifikuar diplomat me 180 kredi të sistemit të Bolonjës. Unë jam i kënaqur, që mu dha mundësia të mbaroj fakultetin me 4 shkallë në prag të shtëpisë. Ndaj, ftoj gjithë rininë, maturantët e Luginës që të regjistrojnë studimet në Universitetin Internacional, tani zgjidhja është në Preshevë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.