Diplomojnë në mospërputhje me tregun
Politikat në arsimin e lartë publik vazhdojnë të mbesin të njëjta. Edhe sivjet nuk pritet ndonjë ndryshim në konkursin për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” lidhur me vendet e studimit nëpër drejtime.
Me pak lëvizje në numër, vendet për studim do të ofrohen më shumë për drejtimet shoqërore. Shkencat ekzakte pritet të marrin interesimin e njëjtë sikurse viteve të mëparshme, në numër jo të kënaqshëm.
Promovimi i drejtimeve të shkencave ekzakte, inxhinierike, të fushës së teknologjisë… nëpër shkolla të mesme nuk është praktikuar as këtë vit./zeri/


