Hidromorava

Diplomojnë maturantët e dy shkollave të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në Gjilan sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të maturantëve të shkollës së mesme të artit pamor “Adem Kastrati” dhe shkollës së mesme të muzikës.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i ka përgëzuar dhe falënderuar nxënësit e këtyre shkollave për angazhimet e performancat në kohë pandemie.

“Ju falënderoj për rolin tuaj si nxënës në angazhime komunitare, për performancën në ballkonin e konviktit, për performancën online në kushte pandemie, për vizatimet dhe logot që ia keni dhënë Komunës gjatë dy viteve shkollore të vështira si pasojë e pandemisë COVID-19. Ju po e mbyllni maturimin me dy pamundësi, mbrëmja e përbashkët e maturës dhe ekskursioni që është pjesë e kurrikulës. Ju keni lënë gjurmë në arsimin gjilanas dhe ju uroj suksese në fillimin e ri”, ka thënë Haziri.

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, tha sot është ndjenjë e veçantë të jenë bashkë në këtë moment ku bëhen bashkë fundi dhe fillimi.

Uji Dea

“Fundi i rritës suaj të suksesshme si të rinj dhe kurorëzimi ceremonial sot, si dëshmi e sukseseve tuaja dhe besimit të të gjithë neve në ju”, ka thënë Gagica.

Në emër të të gjithë maturantëve të të dy shkollave ka folur Vjollcë Osmani, e cila se kjo ditë është veçantë pasi po e përmbyllin një proces, për të vazhduar një tjetër të rrugëtimit jetësor.

Në këtë ceremoni, kori i shkollës së muzikës ka interpretuar para të pranishmëve disa pika korale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.