ARKATANA

Diplomati rus: Serbia ta marrë veriun, Kosova Luginën

/ 1 minutë lexim
HW

Diplomati rus në Prishtinë, Andrey Y. Shugurov, është i bindur se minoritetet nuk kanë të ardhme në Kosovë, prandaj, siç thotë ai, shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte opsioni më i arsyeshëm për të dyja palët.

Sipas tij, përfshirja e komunave veriore në kuadër të Kosovës në vitin 1959 ka qenë artificiale, kështu që situata duhet të kthehet në mesin e shekullit të kaluar, kur Lugina e Preshevës ishte Kosovë, e pjesa veriore Serbi.

ARKATANA

“Mendoj se ky do të ishte opsioni më i arsyeshëm. Por, po e përsëris ky është mendimi im personal që është krijuar pas pesë viteve që po qëndroj këtu në Kosovë”, thotë për gazetën “Zëri” Shugurov, udhëheqës i Zyrës ruse në Prishtinë, e cila funksionon në kuadër të Ambasadës Ruse në Beograd./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.