UBT

Diplomati pro-serb nga Britania: Ndarja e Kosovës si kompromis dështoi, por nuk është fundi

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Diplomati britanik që ka shërbyer në Ballkan, e që merret me studime gjeo-politike në Universitetin e Kembrixhit, Thimoty Less, thotë se tashmë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në një ngërç të plotë, pasi që Kosova ka refuzuar ndarjen në këmbim të njohjes se pavarësisë nga Serbia.

Këto deklarata diplomati anglez i ka bërë në një intervistë për ‘tanjug’, duke potencuar se Kosova dhe Serbia janë duke kërkuar në mënyrë dëshpëruese një zgjidhje, pasi që të dy shtetet dëshirojnë që të lëvizin përpara. Kosova drejt njohjeve të reja, ndërsa Serbia drejt BE-së.

“ Kosova dëshpërimisht dëshiron që të përfundojë vakumi ndërkombëtar rreth njohjeve, ndërsa Beogradi dëshiron që të normalizojë raportet për integrim në BE, dhe për t’i dhënë fund një problemi që po e rëndon politikën Serbe që nga vitet 80-ta” ka potencuar ai.

Less i cili njihet për qëndrimet e tij pro-serbe, thotë që ndarja ishte e vetmja shpresë për shpëtimin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse sipas tij ajo ishte një kompromis.

“Por nëse Prishtina refuzojë ndarjen, në mungesë të ndonjë zgjidhje, nuk është fundi’, ka thënë ai, transmeton Gazeta Express.

RCCOLA

Ndërkohë ai thotë se për të kapërcyer këtë bllokadë, do të duhet rrëzim i Ramush Haradinajt nga pushteti.

“Faza tjetër do të përfshijë ndryshimin e pushtetit në Prishtinë, për të parë nëse dikush tjetër do të bëjë atë që Haradinaj ka dështuar. Në fund, nëse Prishtina nuk do të mund të bind Beogradin që të njohë Kosovën pa kushte, atëherë ata do të përpiqen që të zgjidhin një anshëm problemin e mosnjohjes, duke u bashkuar me Shqipërinë”, ka theksuar diplomati britanik Less.

Ai thotë se megjithatë askush s’mund ta bind Serbinë, që ta njohë Kosovën pa kushte, duke shtuar se duhet bërë pyetje se çfarë është e gatshme të jap Kosova në këmbim të njohjes.

“Një problem është se qëllimshëm në dialog po bëhet një shmangie nga pyetja, se çfarë është e gatshme t’i jap Kosova Serbisë, në këmbim të njohjes”, ka thënë ndër të tjera Thimoty Less.

Sipas tij tashmë as Brukseli më nuk ka besueshmëri për të negociuar një marrëveshje./GazetaExpress/