Diplomati kosovar premtonë përkrahje për shqiptarët e Luginës
Gjatë takimit me njeriun e parë të komunës, diplomati kosovarë i ka ofruar bashkëpunim të mirëfillt komunës së Buajnocit me të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës.
Në kabinetin e kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit ka qëndruar shefi i zyres ndërlidhëse të Kosovës në Beograd Valdet Sadiku.
Marrëveshja për hapjen e zyres ndërlidhëse është arritur më 4 dhjetorë të vitit 2012 në takimin e shefave të dy qeverive Prishtinë–Beograd, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropianë Kethrin Eshton.
Që nga themelimi i kësaj zyre takimet e kryetarit Arifi me përfaqësuesit shqiptarë nuk kanë munguar dhe si rezultat i këtyre takimeve është arritur marrëveshja e bashkëpunimit mes komunës së Bujanocit dhe kësaj të fundit.
Duke e parë gjendjen aktuale politike në vendin tonë i ngarkuari me punë në zyren ndërlidhëse në Beograd Valdet Sadiku gjatë takimit me kryetarin Arifi kanë folur për përkrahjen e shtetit të Kosovës për komunën e Bujanocit.
Gjatë takimit me njeriun e parë të komunës, diplomati kosovarë i ka ofruar bashkëpunim të mirëfillt komunës së Buajnocit me të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës.
Sadiku gjithashtu ka premtuar edhe aktivitetet të ndryshme për ti dalë në ndihmë qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës./BujanociNet/


