Uji Dea

Diplomati amerikan: Sulmi i 24 shtatorit ndodhi për të nxitur reagimin e Kosovës, ndaj të cilit do të reagonte Serbia më pas

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Diplomati amerikan në pension i cili ka shërbyer edhe si ambasador i SHBA-së në NATO, Kurt Volker, në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, ka thënë se sulmi i 24 shtatorit ku u vra një polic i Kosovës ishte provokuar me qëllim për të marrë një përgjigje nga Kosova, ndaj të cilit më pas do të reagonte Serbia, shkruan Express.

Ai ka thënë se është e nevojshme që të bëhet presion mbi Beogradin për të parandaluar skenarë dhe provokime të tilla.

Mobi Casa

Volker gjithashtu ka thënë se është e nevojshme që Kosova dhe Serbia të përpiqen të mos ndërmarrin asgjë që pala tjetër do të mund ta konsideronte provokative e që do të shkaktonte reagim.

“Incidenti në të cilin u vra një polic i Kosovës ishte krijuar për të provokuar një përgjigje nga pala kosovare – ndaj së cilës Serbia do të reagonte më pas. Mendoj se është e nevojshme të bëhet presion mbi Beogradin që të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluar skenarë dhe provokime të tilla. Nuk besoj se një gjë e tillë do të ndodhte nëse do të kishte një mesazh të qartë se një gjë e tillë nuk është e mirëseardhur. Gjithashtu, është e nevojshme që të dyja palët të përpiqen të qetësojnë pasionet dhe të mos ndërmarrin asgjë që pala tjetër do ta konsideronte si provokim – që do të shkaktonte një lloj reagimi”, tha për Zërin e Amerikës diplomati amerikan në pension, Kurt Volker./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.