Hidromorava

Diplomati amerikan O’Brien: Po thuhet se në Kosovë mund të ketë zgjedhje të parakohshme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti gjerman, Peter Beyer që është raportues për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, kishte porosi të qarta në adresë të qeverisë së Kosovës.

Kjo në raport me refuzimin e Prishtinës zyrtare për mos tu bërë pjesë e nismës për bashkëpunimin rajonal e nisur si “Mini-Shengen” dhe e finalizuar si “Ballkani i Hapur” mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Serbisë, më 29 Korrik në Shkup.

“Ftesa ekziston, Kosova mund të jetë pjesë e kësaj nisme dhe aty të jetë lojtar i fuqishëm. Ata duhet ti tejkalojnë gjërat historike e ideologjike dhe barrën që e mbartin mbi supet e tyre. E di që kjo është e zorshme dhe për mua si gjerman është e lehtë ta them këtë por për të mirën e qytetarëve të gjitha vendeve mendoj se ky është një projekt i mirë.” tha diplomati gjerman.

Pos kësaj Beyer, që është bashkërendues i qeverisë së Gjermanisë për çështjet transatlantike, foli për bisedimet Kosovë-Serbi.

Hidromorava

Si mysafir i debatit online të organizuar Qendra për Studime Strategjike Ndërkombëtare me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai tha se duhet qasje e përbashkët euro-amerikane.

Emisarin për dialog, Miroslav Lajçak e quan person me qëllime të qarta te cilin e do më të direkt karshi palëve.

“Do të ishte mirë të kemi një rol më të fortë të emisarit për dialog kur Serbia e Kosova takohen në Bruksel apo kudo tjetër. Sepse aktualisht roli i të dërguarit special është më shumë i një moderatori sesa e një drejtuesi që shtyn. Më falni për fjalët e mia por ai duhet të jetë më i ashpër nganjëherë sepse kjo është gjuha që nevojitet dhe kuptohet shumë më mirë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.