Fundamenti

Diplomati amerikan i zhvesh politikanët shqiptarë: S’ka dëshirë për krijimin e Shqipërisë së Madhe

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka thënë se në mesin e politikanëve shqiptarë nuk ekziston dëshira për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

“Nuk besoj se ka një lëvizje serioze për Shqipërinë e Madhe, apo ndonjë dëshirë nga shqiptarët, kudo ku ata janë, në Maqedoni, Mal të Zi, apo vetë Shqipëri, për t’u bashkuar dhe për t’u bërë një shtet i ri, apo një lëvizje e re në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Hoyt Yee.

“Qëndrimi zyrtar dhe unë besoj që është qëndrimi i sinqertë i partive politike në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri, është për t’u integruar në Bashkimin Europian, të bashkohen me NATO-n kur është ë mundur, si pjesë e shtetit ku ata janë, jo duke ndryshuar kufijtë, jo si super etnitet kombëtar, por brenda kufijve sovranë ku ata jetojnë”, ka thënë ai.

Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit është ndalur dhe tek ndikimet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, ku ka kërkuar nga Serbia të jetë më e kujdesshme.

Mobi Casa

“Ne e kuptojmë historinë dhe lidhjen e gjatë mes Rusisë dhe Serbisë. Sigurisht ne nuk tentojmë të hyjmë mes Serbisë dhe Rusisë”, ka thënë ai.

“Mesazhi jonë për Serbinë është që të jetë vigjilente dhe të kuptojë çfarë Rusia ka qëllim të bëjë dhe pse. Për shembull, do të krijojë të ashtuquajturën ‘qendër humanitare’ në Nish”, ka shtuar Hoyt Yee.

“Unë mendoj se nuk është e qartë se çfarë Rusia do të bëjë dhe nuk mund t’ju them cila është strategjia e saj. Por ajo që shohim janë përpjekjet e fundit të Rusisë për të ndaluar vendet që të ndjekin strategjitë e tyre kombëtare, siç është integrimi në BE ose në NATO, ose thjesht të kenë burime të pavarura dhe të diversifikuara të energjisë”, ka thënë ai./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.