Fundamenti

Diplomati amerikan, Countryman: Depërshkallëzimi në veri të bëhet me vepra

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Thomas Countryman, një diplomat amerikan në pension me përvojë 35 vjeçare në këtë fushë, thotë se konfirmimi i depërshkallëzimit nuk është në fjalë – apo në pikat e marrëveshjes, por në veprimet e autoriteteve të Kosovës dhe komunitetit serb të Kosovës.

Ambasadori Countryman, i cili shërbeu në Ambasadën amerikane në Beograd në mesin e viteve ’80-ta të shekullit të kaluar, tha për “Zërin e Amerikës” (edicioni në gjuhën serbe) se është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të mundësojë shuarjen e tensioneve aktuale, të cilat ndikojnë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy anë.

“Nëse jo me tërheqje të plotë, atëherë të paktën duke kufizuar qasjen e pjesëtarëve të policisë speciale të Kosovës dhe lëvizjet që tregojnë një mirëkuptimin e nevojës për pajtim politik dhe vendosjen e udhëheqjes legjitime në komunat në veri të Kosovës”, tha Countryman, transmeton Telegrafi.

Me këtë qëndrim diplomati amerikan ka reaguar ndaj indikacioneve të mundshme për fillimin e zbutjes së tensioneve në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – pas bisedimeve të Bratislavës mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe ndërmjetësuesit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Në këtë takim (Bratislavës) u arrit dakordimi që prania e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale në katër komuna në veri të Kosovës të zvogëlohet për një të katërtën, si dhe që autoritetet e Kosovës të mbështesin mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në komunat me shumicë serbe.

ARKATANA

Countryman gjithashtu nënvizoi se nuk pajtohet me pretendimet, të cilat dëgjohen nga radhët e autoriteteve kosovare dhe një pjesë e opinionit, se bashkësia ndërkombëtare aplikon një lloj qasjeje më të butë ndaj Serbisë, për të ta heqë atë nga ndikimi i Rusisë.

“Brukseli dhe Uashingtoni po përpiqen të zgjidhin çështjet e hapura në atë rajon. Një gjë e tillë nënkupton aplikimin e diplomacisë së qetë, ndonjëherë shumë të zhurmshme dhe të qartë. Unë kam mirëkuptim për një perceptim të tillë të realitetit, por ata që e bëjnë këtë nuk i kuptojnë arsyet që mund të motivojnë një qasje të tillë”, tha Countryman.

Diplomati amerikan foli në margjinat e debatit në Uashington, të cilin Këshilli joqeveritar Atlantik e organizoi sipas rregullave të ‘chat house’ me anëtarë të sektorit civil dhe gazetarë nga veriu i Kosovës për mundësitë e de-përshkallëzimit.

Zbutja e tensioneve, sipas njoftimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka qenë temë e diskutimeve edhe me ndërmjetësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak, gjatë një simpoziumi kushtuar filozofëve grekë në Greqi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.