Diplomatët evropianë duan izolimin e Gruevskit
Brenda Bashkimit Evropian ka një konfuzion se si të veprohet në rastin e Maqedonisë dhe si të ndihmohet ky vend për të tejkaluar krizën e thellë jo vetëm politike.
Një pjesë e BE-së, kryesisht burokratët në Bruksel, ka menduar se BE-ja mund të vazhdojë me të vjetrën, duke pritur dhe duke dhënë porosi të njohura për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, por një pjesë dëshiron që Bashkimi Evropian të angazhohet më aktivisht, shkruan sot “Koha Ditore”.
Madje ka pasur rezistencë nga disa vende që fare të mos diskutohet për Maqedoninë në takimin e ministrave të jashtëm, të hënën, në Bruksel, edhe pse qartë situata atje është shumë e ndjeshme dhe kërcënon të përshkallëzojë edhe më shumë pas dy protestave të mëdha, njëra nga ana e opozitës, të dielën, e tjetra e organizuar nga Qeveria të hënën.
Por, në fund për Maqedoninë është diskutuar “joformalisht” edhe nga ministrat.
http://koha.net/?id=22&l=58034


