Eko Higjiena

Diplomatët e “përjetshëm” të MPJ-së

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Diplomacia kosovare është përfshirë në skandale të thella derisa askush në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk po preferon të flasë në lidhje me mbajtjen e paligjshme të shumë pozitave në diplomaci.

Gazeta “Zëri” në vazhdën e hulumtimeve të saj ka arritur të konfirmojë se Arjan Kashtanjeva, i emëruar nga viti 2009 si zëvendëskonsull në Gjenevë, është graduar në Konsull në vitin 2014. Kashtanjeva po vazhdon ta mbajë këtë pozitë edhe tash, në fund të vitit 2015.

UBT

Kjo është në kundërshtim me Ligjin Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, që në Nenin 22 parasheh kohëzgjatjen e qëndrimit në misionet diplomatike. “Përfaqësuesit diplomatikë qëndrojnë në shërbim në të njëjtin mision diplomatik për një periudhë katërvjeçare(4) ose ndryshe siç kërkohet për t’i përmbushur nevojat e Ministrisë dhe në diskrecion të ministrit të Punëve të Jashtme”, thuhet në Nenin 22, të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm.

Kashtanjeva, sipas informatave që ka siguruar gazeta, tani ka synim transferin në Cyrih për të vazhduar edhe një mandat 4-vjeçar e që në total do të arrinte mbi 10 vjet shërbim, apo më shumë se dyfishi i kohës së lejuar ligjore për shërbime diplomatike./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.