UBT

Diplomatë pa përvojë e shkelje ligjore në ministrinë e Gërvallës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm, përmes një komunikate për media kanë numëruar një varg shkeljesh të pretenduara që po ndodhin brenda kësaj ministrie.

Përmes kësaj komunikate kanë njoftuar për “situatën alarmante” të krijuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ku sipas tyre thuhet se në këtë dikaster ka shkelje ligjore, mosrespektim të kritereve për ngritje në gradë dhe në procesin e rotacionit.

FIDANISHTJA

SHSASHJ pretendon se MPJD po dërgon diplomatë papërvojë me kohëzgjatje disamuajshe, po bëhen emërime politike e lëvizje të diplomatëve pas disa muajve akreditimi nga një midion në tjetrin.

“Mbajtja e pozitave me ushtrues detyre apo me zëvendësues për më shumë se 20 muaj, mosrespektimi i kritereve për pranim në punë, transferimet pa kurrfarë kriteresh nga resorë të tjerë qeveritarë ne MPJD, transferimet pa asnjë kriter brenda MPJD-së, ulja e pagave të anëtarëve të shërbimit jashtë vendit dhe aplikimi i standardeve të shumëfishta”, janë sipas tyre disa nga shqetësimet e identifikuara.

“Veprimet brenda MPJD-së, mungesa e llogaridhënies dhe transparencës, janë poashtu në kundërshtim të plotë edhe me parimet e Administratës Publike të zhvilluara nga SIGMA”.SHSASHJ ka thënë se në mungesë të mundësisë për adresimin e çështjeve brenda institucionit është dashur që nëpërmjet komunikatës të informohet opinioni për siç shprehen ata “situatë alarmante” në MPJD./Indeksonline

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.