Diplomat e Universitetit Internacional të Novi Pazarit janë valide
Në Preshevë prej vitit 2014 është themeluar dega e Universitetit Internacional të Novi Pazarit, ku këtë vit është regjistruar edhe gjenerata e 3-të. Rreth këtij institucioni ka pasur shumë spekulime nga njerëz të caktuar, por edhe nga
disa mediume serbe.
Mirëpo, e vërteta e këtij institucioni qëndron kështu: Sipas një shkrese me Nr.601-00-03/2016-01/120 të datës 22.11.2016 nga Ministria e arsimit të Republikës së Serbisë, gjegjësish nga ministri aktual Mladen Sharqeviq tregon se statusi i Universitetit të Novi Pazarit është:
Në bazë të nenit 116 paragrafi 1 dhe 2 të ligjit për arsimim të lartë, deri në përfundim të procedurës për akreditim institucioni Juaj ka të drejtën për dhënien e dokumenteve publike (Diplomave), ndërsa për programet studimore që i keni aktiv, janë të lejuara.
Diplomat, të cilat janë si dokumente publike në kufijtë e kompetencave tuaja të dhëna prej 2003 e deri në ditën e sotme, janë të dhëna në formë të duhur. Që nënkupton në përputhshmëri me ligjin.
Sipas koordinatorit Kujtim Sadriu ku thotë se:Qytetarët, prindërit, studentë por edhe studentët e ardhshëm duhet bazuar dhe besuar në dokumentacione zyrtare e jo në thashetheme të rrugëve. Gjuha angleze dhe Juridiku kanë kaluar në komisionin për akreditim, por së shpejti do të kalojnë të gjitha programet. Me rëndësi është që diplomat për gjitha programet janë valide teri në përfundim dhe vendim final të komisionit për akreditim. Ashtu sikur ka vërtetuar edhe ministri i arsimit.
Me mijëra njerëz ka të punësuar në gjitha institucionet me diplomat e këtij universiteti, jo vetëm në Serbi, por edhe në Maqedoni, Mal të Zi e më gjerë.
Poashtu edhe një lajmë i mirë për qytetarët se, vitin e ardhshëm Presheva do të bëhet edhe me objekt universitarë, ku vetëm se është duke u përpiluar projekti.

