UBT

Diplomacia “off-line” e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) vazhdon të “promovojë” paqartësi në raport me procesin e njohjeve, përfshirë edhe paqartësitë rreth numrit të saktë të njohjeve. Tri shtetet e fundit që e kanë njohur Kosovën, si vend të pavarur dhe sovran, nuk ?gurojnë fare në listën zyrtare të kësaj ministrie, ku janë të listuara shtetet që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës.

Dominika, Pakistani dhe Guajana janë vendet që po vazhdojnë të “injorohen” nga MPJ-ja, pavarësisht se vetë drejtuesit e këtij dikasteri qeveritar i kanë kon?rmuar njohjet, duke pohuar se këto tri shtete kanë marrë vendim që t’i thonë “po” shtetit të Kosovës.

Republika e Dominikes dhe ajo e Pakistanit, njohjen e kanë bërë pothuajse para gjashtë muajve, saktësisht në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa Qeveria e Guajanas e ka marrë vendimin në mars të këtij viti, kur edhe është kon?rmuar njohja nga MPJ-ja.

Uji Dea

Ndërkohë, në këtë listë vazhdojnë të qëndrojnë emrat e shteteve, për të cilat është thënë se nuk e kanë njohur Kosovën, përkatësisht Nigeria dhe Uganda, dhe ajo Sao Tome dhe Principe, autoritetet e të cilit muaj më parë kanë deklaruar se nuk e kanë njohur Kosovën.

Ndryshe nga kjo, shtimi i njohjeve të reja kohën e fundit më shumë është bërë “fushatë elektorale” sesa diplomaci e mirë?lltë. Vetëm kohën e fundit ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar… (Zëri)