Uji Dea

Diplomacia e Kosovës po bën punë të mirë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ish-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo në një intervistë për Epokën e re ka thënë se diplomacia shqiptare në agjendën e vet çështje kryesore ka njohjen e Kosovës.

Më tutje Milo ka dhënë edhe vlerësime pozitive për diplomacinë e Kosovës.

Si rezultat i një diplomacie të matur, ai ka thënë se kanë ardhur 104 njohje e kjo, sipas tij, është një arritje goxha e madhe.

UBT

Milo ka thënë se Kosova një ditë do të jetë anëtare e OKB-së dhe shumë institucioneve të tjera ndërkombëtare, pavarësisht pengesave që mund të ketë në këtë rrugë.

Sipas tij zgjedhjet në veri janë hap i parë në drejtim të duhur./Epoka e re/