GRANDEMALL

Diplomacia e Francës: Mirëpresim faktin që u pranua propozimi evropian, Asociacioni duhet themelohet pa vonesa

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka thënë se shteti i tyre mirëpret vendimin e Kosovës dhe Serbisë për të pranuar propozimin e bashkimit evropian për “Marrëveshjen Themelore”.

Nga Parisi zyrtar thonë se tashmë presin nga Kosova dhe Serbia që të angazhohen në dialog pa rezerva dhe me të njëjtën frymë kompromisi në implementimin e kësaj marrëveshje, të cilën e quajnë si esenciale për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Të njëjtit kanë bërë thirrje që të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Brukseli duhet implementohen pa vonesa, përfshirë dispozitat që kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Uji Dea

“Franca e mirëpret këtë vendim të guximshëm të dy vendeve. Tani pret që Serbia dhe Kosova të angazhohen pa rezerva dhe me të njëjtën frymë kompromisi në zbatimin e kësaj marrëveshjeje thelbësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Franca gjithashtu rikujton se të gjitha marrëveshjet tashmë të lidhura në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian duhet të zbatohen pa vonesë, duke përfshirë dispozitat që kanë të bëjnë me Asociacionin/Bashkësinë e komunave me shumicë serbe”, thuhet në njoftimin e MPJ-së franceze.

“Franca mbetet plotësisht e mobilizuar, në mbështetje të ndërmjetësimit evropian, për të arritur përparim të shpejtë me synimin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, përfundon reagimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.