Uji Dea

Diplomacia e dështuar mban vulën e dyshes Thaçi-Pacolli

/ 15 minuta lexim
Mobi Casa

Analistët politikë dhe qytetarët e vlerësojnë si të dështuar diplomacinë e Kosovës, sidomos në këtë mandat të ri qeverisës, pasi që në vitin 2018 vendi mori vetëm një njohje dhe ka një mjegullim të madh nëse edhe ka pasur tërheqje të disa njohjeve.

“Bosët e krimit, të instaluar në krye të pushtetit, nuk e kanë brengë Kosovën dhe të ardhmen e saj. Ata tashmë janë bërë të pasur, duke poseduar zinxhir pompash benzine, hotelesh, firmash ndërtimore, sipërfaqesh të mëdha tokash apo mega marketesh, madje edhe duke deponuar miliona e miliona në banka jashtë Kosovës. Bosët e krimit në Kosovë, të instaluar në krye të pushtetit, nuk kanë as kohë e as nuk e kanë brengë angazhimin për të mirën e shtetit. Ata janë të zënë me hajni, krime e korrupsion”, thotë për gazetën “Kosova Sot” ishdeputeti Adem Salihaj

Analistët politikë dhe qytetarët e vlerësojnë si të dështuar diplomacinë e Kosovës, sidomos në këtë mandat të ri qeverisës, pasi që në vitin 2018 vendi mori vetëm një njohje dhe ka një mjegullim të madh nëse edhe ka pasur tërheqje të disa njohjeve.

Sipas analistëve, në vend të avancimit të politikës së jashtme, fuqizimit të saj, protagonistët kryesorë që po e drejtojnë atë e bastarduan dhe dëmtuan rëndë edhe imazhin e shtetit të Kosovës, e këta janë presidenti Hashim Thaçi, bashkë me krahun e tij të djathtë e bashkortakun në biznese, ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli. Sipas analistëve, këta në vend se të rrisin numrin e njohjeve, për çka edhe paguhen nga tatimpaguesit, dyshja Thaçi-Pacolli, duke shëtitur në avionë privatë e jahte, për të bërë pazare me territorin e pasuritë e Kosovës, duke orkestruar shpronësime në Brezovicë, në Prishtinën e re, e në shumë vende të tjera, duke ndarë tenderë e monopole, vetëm po e shkatërrojnë shtetin nga brenda, si dhe po ia ulin imazhin Kosovës edhe jashtë saj. Sipas analistëve, dyshja Thaçi-Pacolli është edhe pjesë e piramidës zhvatëse miliardëshe, ku Pacolli në këtë fazë, përveç tjerash, po i asiston me pjesën e shpronësimeve dhe ndërtimeve. Për më tepër, analistët vlerësojnë se ata po përbëjnë kërcënim të jashtëzakonshëm për paqen dhe stabilitetin, me pazaret me Serbinë, kreator i të cilave është Hashim Thaçi, por edhe me pazaret e tjera bllokuese e zhvatëse brenda Kosovës, në kurriz të qytetarëve dhe të bizneseve të palidhura me krimin e organizuar brenda Kosovës, të cilin ata po e udhëheqin. Po ashtu, nga analistët vlerësohet se Hashim Thaçi ka mbijetuar në pushtet vetëm falë shantazheve të rivalëve, duke përfunduar tani vetë si më i shantazhuari, por kësaj radhe nga Aleksandër Vuçiqi përmes Gjykatës Speciale, pasi që Speciale u krijua pikërisht për shkak të akuzave të Dik Martit, i cili Thaçin e përshkruante si udhëheqës të një grupi mafioz e kriminal në Kosovë, që shantazhuan rivalët politikë dhe kontrolluan trafiqet kriminale.

Guraziu: Dështimi në diplomacinë kosovare mban vulën e Hashim Thaçit, Behgjet Pacollit dhe vartësve të tyre

Edhe analisti politik Ragip Guraziu ka thënë për “Kosova Sot” se diplomacia e dështuar e Kosovës e ka vetëm një adresë dhe ajo është tek ish-kryeministri Thaçi, tani më president shteti, por edhe te ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i cili këtë resor e mbulon për herë të dytë. Pra, sipas Guraziut, dështimi në diplomacinë kosovare mban vulën e Hashim Thaçit, Behgjet Pacollit dhe vartësve të tyre. “Kulmi i dështimit në politikën e jashtme vjen gjatë këtij viti, sepse në vitin 2018 këta keqqeverisës dhe zhvatës të shtetit e bastarduan politikën e jashtme, por e dëmtuan skajshmërisht edhe imazhin e shtetit të Kosovës. Për pasojë tani kemi vetëm një njohje gjatë këtij viti. Në vend se të punojnë për shtetin, këta dy partnerë para vetes kanë vendosur interesat personale dhe në vend se të rrisin numrin e njohjeve, për çka edhe paguhen nga tatimpaguesit, dyshja Thaçi-Pacolli, duke shëtitur ne avionë privatë e jahte, më shumë po punojnë për të bërë pazare me territorin e pasuritë e Kosovës, si dhe duke orkestruar shpronësime në Brezovicë dhe kudo tjetër që ndërlidhen interesat e tyre, pa anashkaluar edhe Prishtinën e re e në shumë vende të tjera”, theksoi Guraziu për “Kosova Sot”. Me notim maksimal të dobët e vlerëson diplomacinë kosovar, të kreatorëve të tanishëm Thaçi Pacolli, edhe analisti Bislim Aliu.”Pa dyshim, diplomacia kosovare tërësisht e ka humbur udhën e njohjeve dhe për këtë, ka dështuar në këtë mandat të ri qeverisës, e cila në vitin 2018 mori vetëm një njohje dhe për këtë, ka një mjegullim të madh, nëse ka pasur ndonjë tërheqëse të disa njohjeve! Me të vërtetë në këtë drejtim e ka bastarduar me të madhe politikën e jashtme të shtetit, por besa edhe ia ka humbur tërësisht imazhin e Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, i cili pandalshëm lufton për ndarjen e Kosovës. Për këtë, është edhe në bashkëveprim edhe me krahun e tij të djathtë dhe bashkortakun në biznese, ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli”, theksoi Aliu për “Kosova Sot”.

Qytetarët: Diplomacia kosovare, pasqyrë e keqqeverisjes së vendit

Qytetarët e anketuar rreth kësaj gjendje në politikën e jashtme të Kosovës theksojnë se rënia e intensitetit dhe numrit të njohjeve ndaj shteti të ri të Kosovës paraqet më së miri realitetin e zhvillimit të brendshëm në shtetndërtim dhe në dobësitë që po e përcjellin atë. Sipas qytetarit Milaim Begaj, një përgjegjësi serioze në këtë rrafsh e ka lidershipi politik kosovar, por pa e përjashtuar këtu ngathtësinë apo mosinteresimin e mjaftueshëm të Shqipërisë që të lobojë më shumë në mbështetje të Kosovës.”Përgjegjësia këtu i takon faktorit mbarëshqiptar, ngado që jemi, por më shumë përgjegjësi ka Shqipëria, sepse deri më tani ka bërë fare pak mendoj unë. Ndryshe kur jemi tek krerët e institucioneve të shtetit të Kosovës, që tani janë në ato dy pozita përgjegjëse Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli, më duhet të them se ne si Kosovë nuk kemi liderë, të cilët mund t’i çojnë proceset përpara. Kosovës i duhet një lider dhe ekip përfaqësimi institucional të cilit i prin lideri me një qëndrim serioz institucional dhe me një moral shumë të fortë, sikur që e kishin presidentin historik Ibrahim Rugova, i cili ka pasur autoritet të pakontestueshëm dhe partneritet të palëkundur me SHBA-në, por edhe me të gjitha shtetet evropiane. Gjermania nuk e pranon Hashim Thaçin në biseda serioze, e kur jemi këtu e shtrojmë pyetjen se çka mund të pritet prej një lideri të tillë”, është shprehur ai. Qytetari tjetër, Mentor Haliti, konsideron se Kosova megjithatë kë fituar një numër të madh njohjesh ndërkombëtare, falë lobimit të fuqishëm dhe mbështetjes së miqve ndërkombëtarë, aleatëve që ndihmuan në çlirimin e Kosovës, mirëpo ajo që i bën të dështuara politikën dhe diplomacinë kosovare mbetet mosnjohja nga 5 vendet e BE-së, një refuzim ky që ndërlidhet drejtpërdrejt, sipas tij, me mënyrën e menaxhimit të shtetit të Kosovës, veçmas në këtë mandatin e fundit qeverisës, nën kryesimin e politikës së jashtme nga Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

ZEQA: MBIJETESA NË PUSHTET E THAÇIT, REZULTAT I SHANTAZHEVE TË RIVALËVE POLITIKË

RCCOLA

“Presidenti Hashim Thaçi, bashkë me krahun e tij të djathtë e bashkortakun në biznese, ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, e bastarduan siç është më së keqi politikën e jashtme dhe ulën përtokë imazhin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Binomi Thaçi-Pacolli, duke shëtitur në avionë privatë e jahte, duke bërë pazare me territorin e pasuritë e Kosovës, duke orkestruar shpronësime në Brezovicë, në Prishtinën e re e në shumë vende të tjera, duke ndarë tenderë e monopole, përveçse po e shkatërrojnë shtetin nga brenda dhe po ulin imazhin Kosovës edhe jashtë saj, i harruan njohjet dhe afirmimin e Kosovës në botë, për çka edhe paguhen nga tatimpaguesit e varfër kosovarë. Binomi famëkeq Thaçi-Pacolli, janë pjesë e piramidës zhvatëse miliardësh dhe korruptive në pjesën e shpronësimeve dhe ndërtimeve të egra në Kosovë. Përtej kësaj, Hashim Thaçi, me pazaret e tij private me Vuçiqin, përkatësisht me Serbinë, përbën kërcënim të jashtëzakonshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon. Mbijetesa për vite në pushtet e Hashim Thaçit është rezultat i shantazheve të rivalëve politikë, duke përfunduar tani vetë si më i shantazhuari, por kësaj radhe nga Aleksandër Vuçiqi përmes Gjykatës Speciale, rrjedhimisht për shkak të akuzave të supozuara të Dik Martit, i cili Thaçin e përshkruante si udhëheqës të një grupi mafioz e kriminal në Kosovë, që shantazhuan rivalët politikë dhe kontrolluan trafiqet kriminale”, u shpreh analisti Florim Zeqa për “Kosova Sot”.

QARRI:ME PACOLLIN MINISTËR,DIPLOMACIA JONË ËSHTË DOBËSUAR SHUMË

“Dështimi i diplomacisë dhe zbehja e vazhdueshme e marrëdhënieve të shtetit të Kosovës me shtetet mike, si Amerika, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar Britanike etj., është pjesë e diskursit të tërësishëm të lidershipit aktual, të dështuar politik të Kosovës. Mospajtimet më të theksuara me shtetet mike lindën sidomos shkaku i Demarkacionit, përpjekjes për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, si dhe idesë kontradiktore të Hashim Thaçit për të ashtuquajturin korrigjim të kufijve, i cili mund të hapë “Kutinë e Pandorës” dhe të ketë rol domino në të gjithë rajonin. Veçanërisht pas emërimit të Behgjet Pacollit ministër të Jashtëm, diplomacia kosovare jo vetëm se është dobësuar tepër shumë, por ajo pothuajse ka dështuar tërësisht, e cila, përveç lajmeve sensacionale dhe propagandës së shfrenuar serbe për “çnjohje”, që nga fillimi i vitit 2018, Kosovës ka mundur t’i sigurojë vetëm një njohje nga shteti i Barbadosit. Hashim Thaçi si president dhe Behgjet Pacolli bashkortak në biznese me z. Thaçi dhe ministër i Jashtëm i vendit, njëri me idenë për korrigjim kufijsh, ndërsa tjetri me kërkesën për heqjen e tërësishme të kufijve me Serbinë, bastarduan më së rëndi jo vetëm politikën e jashtme, por edhe imazhin e shtetit të Kosovës, të cilët po rrezikojnë hapur edhe njohjet ekzistuese ndërkombëtare të vendit tonë. Ata në vend se të rrisin numrin e njohjeve, për çka edhe paguhen nga tatimpaguesit, po e kalojnë kohën duke shëtitur në avionë privatë e jahte, për të bërë pazare me territorin dhe pasuritë e Kosovës, duke orkestruar shpronësime për interesat e tyre. Pra, pjesë e piramidës zhvatëse miliardëshe dhe korruptive të Hashim Thaçit, tanimë shihet qartë se është bërë edhe Behgjet Pacolli, i cili në këtë fazë, përveç tjerash, po i asiston atij, me pjesën e shpronësimeve dhe ndërtimeve në Kosovë. Hashim Thaçi, me pazaret e tij me Serbinë, por edhe me aventurat e tjera bllokuese e zhvatëse brenda Kosovës, në kurriz të qytetarëve dhe të bizneseve të palidhura me krimin e organizuar brenda Kosovës, përbën kërcënim të jashtëzakonshëm për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon. E, sikur që dihet, deri më tani Hashim Thaçi vetëm falë shantazheve të rivalëve ka mbijetuar në pushtet, duke përfunduar tani ai vetë si më i shantazhuari, por kësaj radhe nga Aleksandër Vuçiqi, përmes Gjykatës Speciale”, theksoi analisti Gani Qarri për gazetën “Kosova Sot”.

SALIHAJ: SHTETI, I KAPUR NGA STRUKTURAT MAFIOZE

Sipas Adem Salihajt, ish-deputet nga radhët e LDK-së dhe ishzv.kryeministër në koalicionin LDK-AAK, një ngritje e fuqishme e Kosovës, e cila ka filluar në vitet 90-ta me presidentin Rugova dhe LDK-në, e cila ka kulmuar me pavarësi në vitin 2008, tash ka marrë teposhtën dhe po shkon drejt shkatërrimit, si pasojë e kapjes nga strukturat mafioze, të cilat nuk e kanë atdhe tokën shqiptare e as shtetin, por atdhe dhe fe i kanë hajninë dhe tradhtinë. “Ata nuk po mendojnë për shtetin e Kosovës, nuk lobojnë dhe nuk punojnë për pranimin e Kosovës nga shtete të ndryshme, e as për pranimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare. Si pasojë, Kosova ka stagnuar plotësisht në këtë aspekt. Me gjithë udhëtimet e shumta dhe vizitat e kushtueshme, asnjë njohje e re s’po vjen për Kosovën. Përkundrazi, Kosova tash po ballafaqohet me rrezikun e tërheqjes së njohjeve. Bosët e krimit, të instaluar në krye të pushtetit nuk e kanë brengë Kosovën dhe të ardhmen e saj. Bosët e krimit tashmë janë bërë të pasur, duke poseduar zinxhir pompash benzine, hotelesh, firmash ndërtimore, sipërfaqesh të mëdha tokash apo mega marketesh, madje edhe duke deponuar miliona e miliona në banka jashtë Kosovës. Bosët e krimit në Kosovë, të instaluar në krye të pushtetit, nuk kanë as kohë, e as nuk e kanë brengë angazhimin për të mirën e shtetit. Ata janë të zënë me hajni, krime e korrupsion. Ata janë të zënë me përpjekjet për ta ndarë e shkatërruar Kosovën dhe për ta shpëtuar lëkurën e tyre nga Gjykata Speciale”, theksoi Salihaj për “Kosova Sot”.

BADALLAJ: PACOLLI, PION I HASHIMIT TË BROJËS

“Diplomacia e Kosovës ka dështuar turpshëm, sepse hije të zezë na kanë qitur në botë së pari Hashim Thaçi me shumë afera dhe skandale, me shumë tradhti e dredhi. Si mund të kuptohet kur një pazarxhi si soji i Behgjet Pacollit të jetë ministër i Jashtëm, kur ky punon për interesa të tija personale. Behgjet Pacolli i ka hyrë zanatit të huaj, ku nuk njeh aspak në diplomaci, duke menduar se me para i blen disa njohje, si i ka blerë nëpër vende të varfra afrikane dhe bile disa i kanë rënë pishman krejt me fajin e këtyre dilenxhinjve me afera, skandale që u ka dalë zëri edhe përtej oqeanit. Këta nuk janë marrë me diplomaci të shtetit, këta janë marrë për interesa të tyre të ngushta klanore, duke shtruar dreka e darka me pjata të Kremlinit të Pacolli, duke bërë pushime me anije po të këtij matrapazi serbo-rus që ka emrin Behgjet Pacolli, bile i ka shëtitur edhe me avionin e tij privat. Behgjet Pacolli nuk është asgjë tjetër pos pion i Hashimit të Brojës për të ndarë pazaret bashkërisht që do t’i dalë zëri më vonë sesa e sa biznese këta matrapazë i kanë bërë prapa kurrizit të popullit. Hashim Thaçi tashmë po dihet botërisht se është e zeza e Kosovës dhe sherri i tij po na kushton shume shtrenjtë dhe po ia ngrehin veshin edhe miqtë tanë më të besuar ndërkombëtarë, mirëpo ky matrapaz vetëm për interesa të tij personale nuk po ndërron udhë, por shkon për interesa të Serbisë. Hashim Thaçi të gjitha të zezat kundër vendit po i bën vetëm për të përfituar në kohë, përndryshe frika i ka hyrë në palcë nga Gjykata Speciale dhe për t´i shpëtuar akuzave të Dick Martyt është lidhur me krerët serbianë, si me Aleksandar Vuçiqin dhe këlyshin e UDB-së serbe, Baton Haxhiun”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” analisti Reshat Badallaj.

(Kosova Sot)