Eko Higjiena

Diplomacia e “Albertëve”, njollë e zezë për Kosovën

/ 8 minuta lexim
Uji Dea

Rasti i fundit me shoferin e konsullatës së Kosovës n Nju-Jork, i cili u kap në veprimtari kriminale nga autoritetet amerikanë, sipas analistëve politikë në vend, është një nga dëshmitë më të mëdha, që flet se sa rëndë dhe si është katandisur dhe dëmtuar imazhi i shtetit të Kosovës nga politika e jashtme për vite të tëra, e ndërtuar mbi baza klienteliste e lidhje të ngushta të inkriminuara partiake.

SKANDALI I KONSULLATËS NË NJU-JORK TË NXISË REAGIMIN SERIOZ TË SHTETIT

Në shërbimin e jashtëm ka nevojë për një “fshesë” të fortë

“MPJ-ja është një institucion, ku partitë më së shumti luftojnë për të futur njerëzit e vet dhe raste të tilla si ky i fundit me shoferin e konsullatës në Nju-Jork, po e vënë në dritë edhe një fakt të ri, ku nuk po punësohen vetëm njerëz të afërm e militantë, por edhe njerëz që kanë lidhje me krimin”, u shpreh Gurakuq Kuqi

Rasti i fundit me shoferin e konsullatës së Kosovës n Nju-Jork, i cili u kap në veprimtari kriminale nga autoritetet amerikanë, sipas analistëve politikë në vend, është një nga dëshmitë më të mëdha, që flet se sa rëndë dhe si është katandisur dhe dëmtuar imazhi i shtetit të Kosovës nga politika e jashtme për vite të tëra, e ndërtuar mbi baza klienteliste e lidhje të ngushta të inkriminuara partiake.

Për më tepër, njohësit e rrethanave politike në vend konsiderojnë se aq shumë ka degraduar politika e jashtme e Kosovës, saqë edhe ambasadat dhe konsullatat e shtetit të Kosovës po përdoren për shpëlarje parash, tregti me drogë dhe armë, si dhe shume punë të tjera të pista. Sipas analistëve, po të mos ishte DEA amerikane, Albert Veliu, do të vazhdonte të bëjë punë edhe më të pista, mirëpo “Alberta” të tillë kemi pothuajse në shumicën e ambasadave dhe konsullatave të Kosovës gjithandej jashtë vendit. Është një mendim i njohësve të këtyre rrethanave që ky segment i funksionimit të shtetit, krahas segmentit të forcimit të sundimit të ligjit, të jetë tash e tutje një nga prioritetet parësore për reformim të thellë edhe nga qeveria e re e Kosovës, që pritet të ndërtohet pas këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit.

Akuza mbi ministrin Hoxhaj

Eco Higjiena

Analisti Ali Hertica thotë se skandali i radhës nga skena politike dhe përfaqësuesit e ngarkuar me punë diplomatike jashtë Kosovës po tregojnë dita-ditës se sa janë të papërgatitur profesionalisht dhe të paetikë morale shumica prej tyre, siç është rasti me shoferin e konsullatës diplomatike në Nju-Jork. “Ky rast tregon sa është shoqëria kosovare e edukuar me rendin dhe ligjin dhe sa janë shtetformues e kultivues të dinjitetshëm të identitetit shqiptar jashtë Kosovës. Këto skandale po përsëriten në forma nga më ndryshme, që nga qeverisjet e mëparshme, që vazhdimisht ishin të skandalizuar nga klientelat e tyre të inkriminuara”, theksoi ai për “Kosova Sot”. “Të gjitha këto skandale të fundit të pista janë pjellë e pashmangshme e ministrit të Jashtëm, Hoxhaj, dhe ekipit të tij që sot vetëm po japin dëshmi nga veprimet e DEA-s amerikane se kush e përfaqëson fatkeqësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare me këto figura rrugësh”, tha më tutje Hertica. “Tani mbas mbajtjes së zgjedhjeve qeveria e ardhshme duhet të bëjë reforma rrënjësisht në të gjitha instancat e shtetit, duke i sistemuar njerëzit e vlerave intelektuale e profesionale, e jo ata që merren me krime ordinere, vjedhje, plaçkitje deri tek punët me drogë, ashtu siç ka dhënë informacionet e veta edhe DEAamerikane”, potencoi Ali Hertica.

MPJ, një arenë dallaveresh partiake

Politologu Gurakuq Kuqi vlerëson se ky rast tregon se si Kosova asnjëherë nuk po arrin ta konsolidojë politikën e saj të jashtme në asnjë sferë, dhe dëshmi e kësaj janë rezultatet e mangëta. “MPJ-ja është një institucion, ku partitë më së shumti luftojnë për të futur njerëzit e vet dhe raste të tilla si ky i fundit me shoferin e konsullatës në Nju-Jork, po e vë në dritë edhe një fakt të ri, ku nuk po punësohen vetëm njerëz të afërm e militantë, por edhe njerëz që kanë lidhje me krimin”, u shpreh ai. “Këto incidente janë tejet të dëmshme, duke e ditur që Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme ndaj imazhit të saj, duke pasur parasysh gjendjen e saj dhe duke e ditur që e vetmja formë për të arritur diçka në arenën ndërkombëtare është përdorimi i imazhit të mirë dhe politikës së fuqisë së butë”, theksoi Kuqi për “Kosova Sot”. Ai ka pohuar se MPJ çdoherë ka qenë shumë jotransparente në veprimet dhe punësimet që i ka bërë dhe duke lejuar kjo të ndodhë që na lidh direkt me krimin, por edhe incidentet e mëhershme, këtu dikush duhet të ndëshkohet dhe Kuvendi i ri i Kosovës duhet të reagojë me një auditim nga komisioni dhe qeveria e ardhshme duhet ta ketë prioritet. “Edhe nëse ky rast është i izoluar, askush nuk do të thotë që ishte Alberti apo shoferi, por zyrtarët e Kosovës. Ky incident patjetër, që ka me u përmend edhe në Këshillin e Sigurimit në OKB nga Serbia e Rusia, për këtë arsye Kosova duhet të ketë shumë kontroll dhe kujdes në sjellje e veprime”, vijoi më tutje Kuqi.

Niveli më mjerues i përfaqësimit

Analisti politik, Naim Kelmendi, thotë se për fat të keq, rasti i fundit i Albert Veliut, shoferit të konsullatës së Kosovës në Nju-Jork, i cili akuzohet për lidhje mafioze e pastrim parash, është edhe një tjetër tregues i keq për imazhin e Republikës së Kosovës të dëmtuar nga politika e jashtme e shtetit tonë, e ndërtuar kështu mbi baza klienteliste e lidhje të ngushta e të inkriminuara partiake e të tjera. “Është fatkeqësisht realitet fakti i zgjedhjes e përzgjedhjes së njerëzve në konsullatat e shtetit dhe në misionet diplomatike përmes njohjeve e lidhjeve partiake e të tjera, por dhe të atyre të një niveli të ulët,e që këta njerëz përfaqësojnë shtetin. Ky mjerisht është niveli më i ulët i përfaqësimit dhe punësimit të njerëzve në përfaqësitë diplomatike të Kosovës gjithandej në shtetet, ku gjenden të hapura konsultat e shtetit, e që kështu ulin dukshëm dhe dëmtojnë imazhin e shtetit të Kosovës në botë”, është shprehur ai për “Kosova Sot”. Ndërsa, sipas Ragip Guraziut, DEA amerikane me arrestimin e Albert Veliut qiti në pah imazhin e shtetit të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës, e po ashtu dhe imazhin e konsullatave të Kosovës, në veçanti, të asaj të Nju-Jorkut. “Në shumicën e ambasadave kemi pasur probleme të tilla si ajo në Itali, ku Alma Lama u paraqit në konsullatën e Kosovës, e ku plasi sherri në mes saj dhe koleges së saj, e cila nuk ia dorëzoi detyrën dhe konsullata filloi të punojë me dy ambasadore, që kjo nuk ka ndodhur askund në botë”, tha Guraziu.

Instalimi i qëllimshëm i të paaftëve

Edhe politologu Arsim Haziri, nisur nga ky rast i fundit, thotë se diplomacia e Kosovës fatkeqësisht ?sht? e mbushur me njerëz t? pand?rgjegjsh?m, me njer?z joprofesionalë, si dhe pa integritet. “Duke qenë n?n k?t? logjikë ata nuk kanë p?rfaq?suar Kosovën denjësisht si dhe nuk kan? ndikuar n? procese t? ndryshme ekonomike q? do t? mund t? ishin në dobi të qytetarëve t? Republikës”, theksoi Haziri për “Kosova Sot”. Sipas tij, skandali n? diplomacin? e Kosov?s n? Nju-Jork, ?sht? pasoj? e keqmenaxhimit t? organeve n? Kosov?, n? k?t? rasti i MPJ-së dhe nj? akti i till? pasqyron nj?mend?sin? e gjendjes s? brendshme t? Kosov?s, ashtu edhe pretendimin e politik?s p?r t? mos d?rguar njer?z me t? kaluar t? past?r jet?sore. “Konsideroj se vetë politika jon? q?llimisht i ka instaluar k?t? kategori njer?zish vet?m p?r t’i p?rdorur si mjete q? t’i p?rmbushin synimet e tyre t? s?mura, si shp?larje parash, si dhe p?rfshirje t? biznese t? pista…Efekti negativ i politik?s aktuale ja n? çfar? mënyre po shprehet, kjo i kontribuon jashtëzakonisht keq s? ardhmes së Kosovës”, tha Arsim Haziri./kosova sot/