HW

Dioniza Abdulahi nga Lugina, favorite për the “Voice Kids”” në Belgjikë”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

11 vjeçarja shqiptare Dioniza Abdulahi është favorite për the Voice Kids në Belgjikë. Ajo ka lindur në Bruksel ku edhe jeton mirëpo krahas gjuhës shqipe flet gjuhën angleze, frënge e holandeze.

Këtë e tregon babai i saj Edvik Abdullahi për Revistën Porta.

“Dioniza ka disa vite që këndon dhe është anëtare e Akademisë së muzikës” tregon me krenari babai i saj.

Vajza befasoj jurinë çysh në paraqiten e parë me zërin e saj dhe po konsiderohet si kandidate favorite për fitore.

Uji Dea

Edvin Abdulahi që është kampion bote dhe kryetar i federatës World Karate Federation & World Profi në Belgjikë, thotë që së bashku me vajzën po i realizojnë ëndërrat e tyre.

“Ajo është një vajzë shumë e mbarë, i mahnit të gjithë me karakterin e saj; pa stres dhe fantastike. E përkrahim të gjithë posaqërisht e ëma Ndalime Sadiku, dhe jemi tepër të lumtur me të, ajo është një vajzë e ëndrrave tona; edhe në shkollë e sporte është tepër e veçantë” thotë Abdulahi.

Dioniza do të vazhdoj me muzikën edhe pas përfundimit të kësaj sfide. Ajo shpreson të shkoj hapave të idhujve të saj që janë: Rita Ora, Beyonce dhe Rihanna.

Si shumica e fëmijëve shqiptarë që jetojnë në diasporë edhe ajo qëndron e lidhur me vendlindjen e prindërve të saj që është Tërnoci i Madh në komunë të Bujanocit ku i kalon çdo vit nga 5 javë./revistaporta/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.