GRANDEMALL

Dion Kacuri i pafat, sapo filloj shkëlqimin pëson lëndim të rëndë që do ta mbajë gjatë jashtë fushave

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dion Kacuri është talenti i radhës që ka filluar shkëlqimin në Zvicër.

Mesfushori i talentuar me prejardhje nga Kosova ka filluar të luaj këtë sezon më shumë të Grasshopper dhe ndeshjen e fundit e nisi nga minuta e parë.

Madje ylli i ri kosovar arriti të shënoj edhe gol në fitoren e pastër të GC 3-0 ndaj Winterthur.

18-vjeçari vërtetë ka qenë i pafat, pasi tani ka pësuar një lëndim të rëndë në stërvitje që do ta mbajë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

UBT

Ka qenë klubi zviceran që ka njoftuar se Kacuri do të mbetet jashtë fushave për një periudhë tre mujore.

“Dion Kacuri ka pësuar një lëndim në këmbën e djathtë në stërvitjen e djeshme pa asnjë ndikim të jashtëm”.

“Fatkeqësisht, nga ekzaminimet në Spitalin Universitar Balgrist u zbulua një frakturë në kockën e metatarsale të djathtë”.

“Mesfushori 18-vjeçar, i cili shënoi gol në ndeshjen e fundit, do të mungojë për një kohë dhe ajo kohë është deri në tre muaj. Grasshopper Club Zurich i uron Dion një shërim të shpejtë dhe një rikthim të shpejtë në stërvitje”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit zviceran. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.