UBT

Dinakëria e Thaçit dhe Veselit për rrëzimin e Mustafës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dinakëria e Thaçit dhe Veselit për rrëzimin e Mustafës. PDK-ja me plane për ta prishur koalicionin qeverisës

Salihaj: Bllokada e Kuvendit është paralajmërim për shkuarje në zgjedhje të parakohshme

“PDK-ja e ka përgatitur më herët planin për prishjen e koalicionit me LDK-në dhe ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Një gjë e tillë do të ndodhë, sepse PDK-ja, ose më mirë të them Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, nuk durojnë që Qeverinë ta udhëheqë LDK-ja dhe Isa Mustafa”, thotë analisti Faik Krasniqi

ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, shpejt mund ta shohë veten jashtë Qeverisë, kjo sepse partneri i tij Hashim Thaçi njihet si një lojtar politik, që në vazhdimësi i djeg bashkëpunëtorët, duke nisur nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu, e këndej. Duket se PDK-ja luan lojë të dyfishtë përmes një plani të fshehtë për rrëzimin e Isa Mustafës.

Në fakt, Hashim Thaçi është duke luajtur në vazhdimësi dhe duke u përpjekur që nëpërmes makinerisë së blerë nga ai të shumicës së medieve të tij të korruptuara që i kontrollon dhe i financon, të arrijë qëllimin e tij prej mafio-oligarku, në mënyrë që të sigurohet që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin e ardhshëm 2016 të mos pësojë rënie të madhe të votave, duke viktimizuar kësaj radhe “si kurbanin e radhës” me rënie të madhe të votave vetëm LDK-në e Isa Mustafës.

Pa dyshim se kryeministri Mustafa duhet t’i shohë këto lojëra me qëllim të mos bëhet “kurban”, i radhës i Thaçit./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.