Fundamenti

Dimri zgjedhor i LDK-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pavarësisht rrjedhës së procesit të krijimit të institucioneve të reja qendrore, Kuvendit dhe Qeverisë, Lidhja Demokratike e Kosovës është e vendosur t’i hyjë procesit të brendshëm zgjedhor. Nënkryetarja e kësaj partie, Teuta Sahatçija, ka deklaruar për Tribunën se këto zgjedhje do të mbahen në dimër, sipas afatit të përcaktuar me statutin e partisë.

“Zgjedhjet në LDK, janë proces i rregulluar me statutin e partisë dhe zhvillohen çdo katër vjet. Zgjedhjet e kaluara janë mbajtur në dimër të 2010, pra i bie që zgjedhjet e ardhshme janë të parapara të mbahen sivjet. Strukturat e LDK-së janë struktura të cilat kanë eksperiencë në funksionimin dhe janë të vetëdijshme për afatet dhe janë bukur të përgatitura për këtë. Si parti me demokraci funksionale afati i mbajtjes së zgjedhjeve përcaktohet me vendim të strukturave udhëheqëse dhe atëherë ky proces fillon zyrtarisht”, ka thënë Sahatçija.

FIDANISHTJA

Edhe nëse shkohet në zgjedhje tjera të parakohshme, sipas saj, ato nuk do të kishin ndikim në zgjedhjet brendapartiake. Kjo për faktin se zgjedhjet qendrore me ato partiake, sipas saj, nuk kanë interaksion mes vete…(Tribuna).