HW

Dimal Basha pretendon se Arsovska e ka mashtruar për artikullin anti -UÇK: Kërkoj falje, kam qenë i pavëmendshëm, e lexova pas 13 vjetësh

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, sot sërish është pyetur nga gazetarët për shkrimin kundër UÇK’së, në të cilin është bashkautor. Ai ka thënë se nuk e ka lexuar asnjëherë atë artikull derisa është publikuar në media.

“Pajtohem që është dashur me qenë më i kujdesshëm, unë se kam lexu atë artikull kurrë, nëse e kisha lexu kisha reagu menjëherë, s’e kisha lënë 13 vjet me qëndru aty, dhe po, mundesh me më thënë që kam qenë neglizhent, i pakujdesshëm dhe i pavëmendshëm. Po pajtohem se duhet me mbajt ni barrë të përgjegjësisë”, ka thënë Basha.

Ai ka kërkuar falje për “pakujdesinë” e tij në këtë rast.

“Pajtohem dhe kërkoj falje për pakujdesinë time edhe kërkoj falje se pajtohem që duhet me u akuzu që kam qenë i pavëmendshëm edhe i pakujdesshëm por sa për informacionin tuaj kam dërguar një email ku kam treguar që edhe vetë autorja e pranon që unë kam përgjegjësi vetëm për kapitullin 3 dhe të hiqet kapitulli edhe emri im nga punimi sepse unë nuk kam të bëjë me pjesën tjetër”, tha Basha.

FIDANISHTJA

Basha ka shtuar se askush s’mund ta vë në dilemë atdhetarizmin e tij.

“Edhe një herë kërkoj falje për pavëmendjen time, por asnjëherë në asnjë moment nuk guxon kurrkush me vu në dilemë atdhetarizmin tim ose punën e përkujdesjen që kam unë për institucionet e shtetit”, tha ai.

Ai ka thënë se UÇK është vlera më e çmueshme.

“Nuk e gjeni asnjë fjalë të vetme që ka dalë ndaj vlerës më të madhe e më të shenjtë që ka kjo republikë e që është UCK për shkak se ushtria nuk i takon asnjë subjekti, asnjë njeriu, i takon popullit tonë dhe nuk ka vlerë më të çmueshme se ajo”, tha ai. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.