Fundamenti

Dilemat e opozitës për MSA-në

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Subjektet opozitare janë marrë vesh që të mos marrin pjesë në seancën e Kuvendit kur do të miratohet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit pasi kanë shumë vërejtje për këtë marrëveshje. Megjithatë, ata thonë se nuk do të ndërrimin masa për ta bllokuar seancën.Frashër Krasniqi nga Vetëvendosje tha për Telegrafin subjektet opozitare janë marrë vesh që të mos marrin pjesë në seancën e Kuvendit kur do të miratohet MSA.

Sipas tij, kjo për shkak se kanë shumë vërejtje për këtë marrëveshje.

“Sidoqoftë, për shkak që megjithatë marrëdhënia kontraktuale me BE-në është e rëndësishme, ne nuk do ta bllokojmë seancën”, tha Krasniqi.

Eco Higjiena

Por, Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se ende nuk e kanë parë Projektligjin për ratifikimin e MSA-së, prandaj nuk mund të thonë nëse do ta votojnë ose jo.

Ai tha se Projektligji për ratifikimin e MSA-së fillimisht duhet të kalojë në Komisionin për Integrime Evropiane, pastaj shkon tek deputetët për votim.

Ndryshe, të hënën, drejtuesit e grupeve parlamentare opozitare do të mbajnë një konferencë për medie ku do të bëjnë të ditur qëndrimin e plotë në lidhje me MSA-në. /Telegrafi/