Uji Dea

Dilemat e Azem Mujkut rreth punimeve në qendër të qytetit, mungon projekti zbatues

/ 7 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Ajo që dihet për këtë projekt është AJO që shihet me sy sepse nuk ka informacion legal as nga zyrtarët komunal e as nga ata të Ministrisë së Infrastrukturës. Ajo që unë gjatë këtyre dy ditëve në bisedë me ekzekutuesit e punëve dyshoj se punimet janë duke u realizuar pa projekt zbatues, por vetëm me paramasë. Ministria e Infrastrukturës si investitorë në realizimin e këtij projekti nuk e ndjenë përgjegjësinë pse realizimin e këtij projekti nuk do t`i zgjidh problemet infrastrukturore në këtë zonë thotë Azem Mujku.

Azem Mujku është njëri nga zyrtarët komunal i cili me vite ka punuar dhe e ka përcjellur dhe e din fort mirë gjendjen e shërbimeve publike, hapësirave publike dhe ka informacione të mjaftueshme për qendrën e qytetit.

Edhe Azem Mujku si ekspert dhe njohës i kësaj fushe i ka dilemat e tij rreth punimeve që po kryhen në qendër të qytetit të Gjilanit. Lexojeni reagimin dhe sqarimet e nevojshme që jep Azem Mujku rreth të ardhmes dhe funksionimit të këtij projekti.

Reagimi i Azem Mujkut

Ajo që dihet në publik është se është vendosur një tabelë informuese pran Xhamisë së Madhe ku shkruan titulli i kontratës :
Zgjerimi i rrugës nacionale N25.3 segmenti Livoq – Gjilan L=3.135 km.
Investitori: Ministria e Infrastrukturës Prishtinë.
Institucionet publike relevante që kanë lidhje ose në një formë apo mënyre kanë interes për të ditur më shumë lidhur me realizimin e këtij projekti nuk kanë qenë të njoftuar.
Nuk kishte ndodhur si herave tjera kur kishim të bënim me realizimin e projekteve me interes publik.

U konsultuam me zyrtarët e Telekomit të Kosovës në Gjilan pastaj me ata të KEDS-it dhe të tjerët, por nuk e dinin se çfarë do të ndodhë me infrastrukturën nëntokësore.
Njëri prej tyre tha jam duke kujdestaruar këtu sepse po na i dëmtojnë fibrin optik si dhe kabllot e telefonisë.

Sipas numrit të prokurimit shihet se kontrata është nënshkruar në vitin 2017 nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës.
A ka patur a po jo debate lidhur me ndërtimin e kësaj rruge ?
Kush e ka dhënë detyrën projektuese nëse ka patur detyrë për projektim ?
Ata që e kanë hartue projektin a janë konsultuar mbi gjendjen e infrastrukturës nëntokësore për këtë zone ?

Ajo që ditëve të fundit është aktuale ka të bëjë me një pjesë të këtij projekti i cili është duke u realizuar në pjesën e Bulavardit të Pavarësisë, në emër të ndërtimit të kanalizimit atmosferik dhe zgjerimit të rrugës rrënohen drunjë, shirita gjelbërues dekorativ dhe hapësira tjera publike si trotuar për këmbësorë. Ajo që shihet tani për tani trotuari për gjatë vijës gjatësore të jashtme të parkut do eliminohet. Ky trotuar do të bëhet rrugë për qarkullim të automjeteve dhe nga tre shirita qarkullues që janë tani do të bëhen katër.

Dhe nga pjesa e rrugës pranë rrethrrotullimit në fund të parkut ku ka mbetur puseta e kanalizimit të ujërave atmosferik të vazhdohet deri në lumin Mirusha për shkarkim e cila pikë gjendet në nivelin më të ulët pra në qendër.

Ajo që dihet për këtë projekt është AJO që shihet me sy sepse nuk ka informacion legal as nga zyrtarët komunal e as nga ata të Ministrisë së Infrastrukturës. Ajo që unë gjatë këtyre dy ditëve në bisedë me ekzekutuesit e punëve dyshoj se punimet janë duke u realizuar pa projekt zbatues, por vetëm me paramasë. Ministria e Infrastrukturës si investitorë në realizimin e këtij projekti nuk e ndjenë përgjegjësinë pse realizimin e këtij projekti nuk do t`i zgjidh problemet infrastrukturore në këtë zonë.

KKVITI

Me përgjegjësi them se në disa segmente do të ketë shumë vështirësi bile edhe rreziqe bie fjala për vijimin e nxënësve në shkollën fillore “Thimi Mitko” dhe lëvizjen këmbësorëve.
Ajo që është defekt i yni “publik” në përgjithësi, e në veçanti në realizimin e këtij projekti pasi të përfundon ky projekt besoj si zakonisht do të shpallet i suksesshëm si kurrë më parë. Vadat do të shteren, lloçi do të thahet përkohësisht, por jo edhe shumë gjatë sepse gypi i ujësjellësit që furnizon qendrën e qytetit duke përfshi edhe institucionet tona publike dhe private duhet të ndërrohet ( zëvendësohet).
Ky gyp që shtrihet nga semafori i djathtë pranë Xhamisë së Madhe e mbikalon lumin Mirusha dhe përfundon në nyjën degëzuese afër rrethrrotullimit pranë ekzekutivit është një gjatësi afërsisht 150 m. Pastaj vazhdon majtas rrugës Esat Berisha deri në skaj të rrethrrotullimit pranë IP Integj në gjatësi afërsisht 350 m.

Ky gyp është AC Φ-200 siç dihet tani më materiali azbest – ciment që ka rezultuar se ka veti kancerogjene. Ne si komunë siç e kemi të ditur dhe të njohur kemi fituar shumë donacione nga organizatat donatore ndërkombëtare pikërisht për shkak të përmbajtjes së këtyre gypave.

Si është e mundur të mos inkorporohet në këtë fazë me këtë projekt zëvendësimi i këtij gypi AC Φ-200 gjatësi afërsisht 150 m edhe ashtu rruga e trotuari pranë gypit do të rrënohet.
A e dimë pse ndodh kjo ? Ndodhë kjo sepse nuk ka patur debat publik me ndërmarrjet publike të cilat kishin me shpjegua asetet dhe gjendjen e tyre nëntokësore.

Në planin e biznesit të KRU Hidromorava të vitit 2014/15 ka qenë i paraparë ndërrimi i këtij gypi mirëpo me që u asfaltua rruga Esat Berisha një shtresë në fillim të korrikut 2014 iu tha kompanisë së kryetarit nuk lejon me u dëmtue asfalti. Pastaj kjo zonë në aspektin e furnizimit me energji elektrike kemi të vendosura dhjetë trafostacione me fuqi prej 630 kVA deri në 1000Kva.

Lidhjet e tyre janë unazore me qëllim të funksionimit më të mirë dhe sigurisë në punë.
A e dini pse pllakat para teatrit të qytetit shpesh prishen ?

Sepse duhet të eliminohen defektet në kabllo me qëllim të vazhdimit të furnizimit me rrymë të institucioneve publike dhe ekonomive familjare. Kabllot elektrike të tensionit të lartë kudo në këtë zonë janë shtrirje e lirë. Është detyrim dhënia e lejes pavarësisht kostos së dëmtimit të infrastrukturës.

A e kemi me dije pse nuk zgjidhet ky problem i linjave elektrike nëntokësore ?
E kemi sepse nuk ka patur debat publik me ndërmarrjet publike të cilat kishin me shpjegue asetet dhe gjendjen e tyre nëntokësore.

Me këtë do të krijonim mundësinë e vendosjes së një infrastrukture të qëndrueshme por kjo si është tani do të duket funksionale por jo stabile.
Për tu plotsue nevojat publike dhe private sipas trendit zhvillimor urban në të ardhmen e afërt kjo që po bëhet sot në infrastrukturë nuk do të jetë jetë e mjaftueshme.
Prandaj sot në emër të një projekti gjysmak për qendrën rrënohet një tjetër ekzistues, e nesër në emër të qëndrueshmërisë dhe kërkesave zhvillimore do të rindërtohet edhe një here kjo zone por duke qene e kompletuar edhe me linjat nëntokësore : elektrike, telekomunikuese, internetit dhe të ngjashme ka shkruar Azem Mujku./rajonipress/