RCCOLA

Dikush edhe nuk i njeh të arriturat!

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Nga Veton Nevzadi- Duhet ngritur zëri ndaj atyre që në emër të rregullave promovojnë mjegullën dhe anarkinë, atyre që mundohen të injektojnë në vazhdimësi pesimizëm dhe errësirë kudo dhe kurdo që shfaqen për qëllime krejt personale dhe grupore.

Duhet ballafaquar me forcën e fjalës së lirë ndaj të gjithë atyre që në emër të shtetësisë sulmojnë dhe sfidojnë pikërisht mekanizmat që ruajnë atë shtetësi, qofshin ato jo mirë të konsoliduara dhe me ndonjë të metë në veprimtarinë e përditshme të tyre profesionale.

Duhet të duhej ngritur zëri. Patjetër që duhet ngritur zëri ndaj secilit abuzim që ndodhë në shoqërinë tonë, qoftë ai edhe me i vogli, madje edhe ai që më së paku do të binte në sy. Duhet luftuar me ligj kundër atyre që keqpërdorin dhe abuzojnë me ligjet të cilat rregullojnë jetën e njerëzve në këtë shoqëri.

Në një shtet ligjor me vlerësimin e ligjshmërisë se proceseve merren institucione kompetente dhe të mandatuara nga Parlamenti e jo individë dhe grupe të interesave që nuk dihet ku e kanë butonin që quhet “start’. Fatkeqësisht, këtu këtë të drejtë e kanë marrë në dorë edhe njerëz me qëllime meskine që mundohen të “kryqëzojnë” secilin që ka një mendim autonom dhe vepron pranueshëm për rrethanat e kohës.

Duhet treguar secilit që nuk mund ta duash një vend të cilit në radhë të parë nuk ja respekton përpjekjet për prosperim, vullnetin e mirë dhe simbolet të cilat i ka pranuar në Parlamentin e zgjedhur nga qytetarët. Duhet reaguar me forcën e argumenteve dhe të lirisë së fjalës kundër atyre që në emër të shtetit mundohen të përdhosin dhe bastardojnë pikërisht institucionet dhe shenjat e këtij shteti.

RCCOLA

Duhet kërkuar alternativën atyre që kundërshtojnë secilin veprim që ka të bëjë me çdo zhvillimin pozitiv në këtë shoqëri, e jo të lejohet përbaltja e secilit njeri që në ndonjë moment mundohet të veprojë diçka të mirë dhe të dobishme për shoqërinë ku jeton. Duhet treguar se janë shumë teorik, të zbraztë dhe pa asnjë rezultat praktik që do tu shërbente njerëzve tjerë rrotull ku jetojnë.

Dikujt duhet thënë se nuk njeh të arriturat në komunë sepse nuk ka informacion ose e ka të shtrembëruar atë informacion. Sepse zhvillimet pozitive janë të përditshme, ato po vazhdojnë edhe më tutje të ndodhin për të ndërtuar parakushte të volitshme për një zhvillim të përgjithshëm shoqëror e para së gjithash për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të komunës së Gjilanit.

Infrastruktura publike në qytet dhe fshatra përgjithësisht i plotëson nevojat e qytetarëve, në qendër të qytetit nuk ka më baltë, ndërsa tjetër është nëse kërkon “qime në ve”. Lumi Mirusha po ndërtohet e moçali nuk ekziston. Mësimdhënësit, kultura dhe sportistët nuk i kanë problemet jetike që i kishin dikur. Janë eliminuar ato konflikte të rënda të gjetura trashëgim, administrata ka ecur me hapa të mëdhenj dhe tashmë radhët e gjata pranë zyrave të mbyllura i takojnë të kaluarës.

Një gjë duhet pranuara se nëse dëshirojmë që këtë shoqëri ta shlyejmë përpara, duhet larguar nga politizimi i skajshëm i secilës çështje shoqërore, duhet hequr dorë nga luftërat politike ku keqpërdoren madje edhe fëmijët për të cilët familjet angazhohen dhe punojnë gjithë jetën e tyre.

Duhet hapur debatin dhe të diskutojmë parimisht secilën çështje me ata që i kemi përballë, e jo të mundohemi të helmojmë secilën iniciativë me paragjykime të cilat nuk i bëjnë nderë aspak sidomos atyre që mendojnë se qytetarët janë një masë e madhe dhe pa mend. Për këtë do të bindemi të gjithë në vitet që do të vijnë.